Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenaristi i “Kapedanit” tregon prapaskenat e realizimit të filmit

2018/08/28 at 6:48 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skenaristi i “Kapedanit” tregon prapaskenat e realizimit të filmit

Filmi “Kapedani” ishte një nga evenimentet artistike të vitit 1972 që u cilësua si kulmi i kinemasë tonë.


Për të folur lidhur me këtë film ishte i ftuar në “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, skenaristi Skënder Plasari. I pyetur për skenarin e filmit “Kapedani”, Plasari tregoi se ishte aktori i madh Mihal Popi ai që e shtyu të shkruante tekstin.

“Unë në fakt kam mbaruar për fizkulturë, nuk isha shkrimtar, por më pëlqente shumë humori dhe isha aktor në estradë. U krijuan kushtet që të filloja të shkruaja në estradë, shkruajta shumë skeçe, monologje e dialogje dhe në këto kohë në estradë luante edhe Mihal Popi, aktor i madh shqiptar. Një herë më thotë përse nuk bën një skenar. Unë i thash: Mihal ti ke luajtur skenarë të mëdhenj, unë do të bëj skenarë për ty?

Ai m’u kthye duke më thënë: E bën ti e bën.

Pas kësaj bisede më pyeste çdo ditë nëse kisha filluar skenarin dhe më vuri në një përgjegjësi që s’ia prishja dot. Në atë kohë m’u kujtua një tip që e kisha parë në Dardhë të Korçës ku ne shkonim dhe bënim ski. Ishte një plak xha Nasho i thonin. Ky ishte një tip që ndër të tjera kishte alergji nga femrat, nuk i duronte dot. Ky tip mua më pëlqente. Në atë kohë ziente kjo tema e emancipimit të gruas. Më kujtohet që një herë ky xha Nasho erdhi në Tiranë dhe erdhi tek shkolla e fizkulturës. Kur e takuam ne e pyetëm: Xha Nasho ç’ke ardhur këtu?

Ai u përgjigj: Kam ardhur të ankohem tek kryeministri i bagëtive. Në atë kohë ai ishte zënë me një brigadiere. Ndërkohë që ne flisnim me Xha Nashon vijnë vajzat e klasës të cilat ishin të veshura me geta. Kur i pa ai tha: Ç’është kjo, si dalin këto me breçka? E di qeveria këtë që dalin kështu?” tha Plaseri.

Skenaristi po ashtu tregoi se propozoi në rolet kryesore vjehrrin e tij dhe Mihal Popin, i cili edhe ishte tërhequr për shkak se roli kërkonte më shumë energji.

“Pasi shkrova skenarin të parit ia dhashë Mihal Popit i cili e pëlqeu shumë. E çova në Kinostudio dhe u aprovua. Shumë detaje që në film i janë vënë personazhit kryesor ishin nga humori i vjehrrit tim, i cili ishte qenë aktor humori në Greqi. Unë sugjerova që rolin kryesor ta luaj vjehrri im dhe rolin tjetër ta luante Mihali. U bënë kinoprovat në “Kinostudio dhe ne shkuam për t’i parë. Pas provave Mihali më përgëzoi dhe më tha se do të tërhiqej sepse nuk e bënte dot, duhej dikush më i ri dhe me më shumë energji. Dhe ai rol i bërë për Mihalin i mbeti Nikolin Xhojës. Filmi në atë kohë u prit shumë mirë, por dikush më tha: Bëhu gati se do hash një “dru” nga shtypi sepse janë ngritur veteranët dhe thonë ke tallur brezin e luftës dhe veteranët.

Për rreth 2-3 muaj kam qenë i tmerruar, por kur e takoj sërish këtë person më thotë që ishte anuluar sepse qeveria e kishte pëlqyer shumë filmin”, tregoi skenaristi i filmit “Kapedani”.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

 

Etiketa: realizimi i filmitskenaristi i kapedanittregon prapaskenat


Ju sugjerojmë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
-Kulturë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

25 Maj, 2025 7:39 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde
-Kulturë

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

7 Prill, 2025 7:52 pm
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
-Kulturë

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë

28 Mars, 2025 9:39 am
Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit
-Kulturë

Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit

26 Mars, 2025 9:26 am
Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
-Kulturë

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

22 Mars, 2025 9:26 am
Para
Luana tregon makinën luksoze dhe format e saj; Ja çfarë i shkruan Ermal Mamaqi

Luana do të prezantojë Big Brother VIP?

Përgjimet/ Shefi i rendit në Tepelenë ndihmonte trafikantët e kanabisit

Përgjimet/ Shefi i rendit në Tepelenë ndihmonte trafikantët e kanabisit

Tuna i rikthehet muzikë në bashkëpunim me këtë këngëtar të njohur

Këto detaje nga jeta e Tunës nuk i keni ditur më parë
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com