Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenari i vrasjes makabre/Si Naim Murseli e bindi bashkëshorten të ktheheshin nga Suedia dhe motivi i krimit 

2023/12/04 at 6:15 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Skenari i vrasjes makabre/Si Naim Murseli e bindi bashkëshorten të ktheheshin nga Suedia dhe motivi i krimit 

Të mërkurën, Naim Murseli i kërkoi bashkëshortes që së bashku me fëmijët të dilnin në një darkë, e cila në fakt ishte një plan mizor për ta vrarë atë. Një përmbledhje rreth vrasjes makabre të 30-vjeçares. 


Naim Murseli dje doli për herë të parë para gjykatës si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt. Të mërkurën në mbrëmje ai e kishte marrë bashkëshorten e fëmijët dhe kishin shkuar për të darkuar në një restorant në Graçanicë. Për Liridonën, bashkëshorti i saj kishte përgatitur një skenar mizor për t’ia marrë jetën atë natë. 

Ky personazh, i njohur kryesisht nga rrjetet sociale, ku postonte fotografi me ata që konsiderohen si “elitë” dhe VIP, kishte arritur të siguronte edhe një pozitë në Qeverinë e Kosovës, e cila i ishte besuar nga Behgjet Pacolli më 2017, asokohe Ministër i Jashtëm, natën kritike do të përgatiste shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij. 

Grabitja. Ky ishte skenari. Naim Murseli kishte thënë të mërkurën në Polici se persona të maskuar ua kishin zënë pritën dhe i kishin plaçkitur. Hetuesve u kishte thënë se ata ua kishin marrë gjërat me vlerë si paratë dhe telefonat. Nga kjo situatë, ai kishte thënë se ishte detyruar t’i largonte fëmijët nga vetura dhe se aty kishte mbetur bashkëshortja e tij, Liridona Ademaj, e cila u vra me plumb në qafë në Bërnicë të Prishtinës. 

Skenari i Murselit ka edhe sfondin e tij. Fillimisht ai e kishte bindur bashkëshorten Liridonën të ktheheshin nga Suedia për të jetuar në Kosovë. Plani i tij si duket ka nënkuptuar edhe blerjen e një shtëpie që do ta vendoste çiftin dhe fëmijët në Kosovë për të nisur jetën e re. 

Pasi kishin marrë vesh për vrasjen, familjarët e Liridona Ademajt kishin kërkuar menjëherë që ta shohin atë. Ndërkohë që kishin shkuar nga Gjakova në Prishtinë, Naim Murseli po jepte deklaratë në Polici. 

Gjykata Themelore e Prishtinës dje bëri të ditur “dyshimin e bazuar” për planin e vërtetë të Naim Murselit për ta privuar nga jeta “në mënyrë dinake” bashkëshorten e tij. Në marrëveshje me Naim Murselin, Gjykata thotë se Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan “kinse për të ikur”. Dorasin, ai e kishte pajisur edhe me armën me të cilën ishte kryer krimi. 

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës. 

Disa orë para vrasjes, Naim Murseli ishte takuar me Kushtrim Kokallën, djalin e dajës së tij, duke i thënë se “sot duhet të kryhet kjo punë”. Takimi kishte ndodhur në 9:30 në mëngjes, sipas dosjes së Prokurorisë. 

Ky takim, sipas Prokurorisë, e pasonte një takim të rreth një jave para vrasjes, kur të dy kishin folur për “problemet bashkëshortore” dhe ku Kushtrim Kokalla i kishte thënë Naim Murselit “unë ta zgjidhi këtë punë”. 

Sipas vendimit të gjykatës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin takuar në një pompë të derivateve, ku dorasi iu kishte treguar atyre se “merret me gjithçka”. 

Të nesërmen, pas “grabitjes” 

Pas policëve, Naim Murseli do t’ua përsëriste të nesërmen të njëjtin version edhe familjarëve të bashkëshortes, të cilët patjetër që kishin pyetje, shumë pyetje, ndoshta më shumë dhe më ndryshe prej policëve. Më kryesorja: si e la gruan të vetme në veturë duke u përballur me persona të maskuar e të armatosur? 

“E kam pyet fort mirë. Naimi na kish pasë pre në besë neve. Kur e hetova unë më së pari… se kurrë njëherë një palë fjalë një yrnek këtu nuk m’i tha. Thashë Naim qysh ke puna që m’u vra çika, shpëtove ti e shpëtuan edhe dy fëmijët tjerë. Qysh ke puna, tregom pak diçka. Nisi të më tregonte. Tha ‘kemi qenë duke ecë rrugës dhe më ka dalë një njeri me pistoletë në dorë dhe më ka thënë gruaja ndale se hajnat’. Tha ‘e kam ndalë kerrin’. Thash a doli kah ana jote a kah ana e çikës. Jo tha, ‘kah ana jeme’. Thashë e qysh dole ti përjashta. Tha ‘po unë e çela derën teme, e i kam kapë edhe dy fëmijët’. Ani thashë a ta dhanë lejën për me i kapë ti edhe dy fëmijët tjerë me ikë teposhtë andej e me m’u vra çika në kerr, a qysh ke puna? ‘Edhe ika nja 5-600 metra a 1000 metra kam ecë veç me fëmijë’. Thashë a dëgjove farë krismash? Tha ‘po i kam ni dikur krismat’. Thashë e sa herë? ‘Nuk e di as vetë’. Po mirë thashë po të veti çikën qysh e le në kerr ti? Jo, tha ‘Liridonës ia lypën paret’. Ani thashë a ia dhatë? ‘Po do ia dhamë e Liridona nuk ia dha çantën e… Aty e kam hetu unë”, tha Hajdar Ademaj, babai i Liridonës, duke rrëfyer për bisedën e parë me Naimin pas krimit. 

Edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, tregoi për dyshimet e tyre të para të enjten. 

“Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra pas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan”, tha ai. 

Leonard Ademaj tha se Naim Murseli nuk i ishte përgjigjur në telefon ndërsa shoferi i tij i kishte treguar se kishte qenë në hotelin Swiss Diamond “ulur, tu hangër e tu pi”. 

“Ai nuk dëshironte me hi me pa”, tha Leonard Ademaj, duke treguar se si Naim Murseli nuk kishte dashur ta shihte trupin e pajetë të gruas së tij. “Aty filluan edhe dyshimet tjera”, tha vëllai i 30-vjeçares. 

Dita e varrimit dhe e arrestimit të Naim Murselit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij 

Naim Murseli e mbajti në dorë arkivolin e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt të premtën, kur ajo u varros në Cërmjan të Gjakovës. 

Qindra njerëz e ngushëlluan atë ditë, para se Policia ta arrestonte. U arrestuan edhe Granit Plava, dorasi, dhe Kushtrim Kokalla, një ushtar i FSK-së, si i përfshirë në planin për vrasjen e Liridona Ademajt. Dorasi deklaroi në Polici se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për ta vrarë Liridona Ademajn. Edhe Naim Murseli fillimisht e pranoi në Polici se pagoi për vrasjen e gruas së tij. 

Para Gjykatës 

Naim Murseli të dielën doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt. 

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”. 

Naim Murseli i ndërroi fjalët dje, kur deklaroi në seancën dëgjimore se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe se kishte qenë i rrezikuar edhe vetë. 

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, citohet të ketë thënë ai, sipas vendimit të gjykatës. 

Avokati i tij, Ahmet Ahmeti tha se Naim Murseli “nuk është fare i involvuar” në këtë krim. Dorasi Granit Plava edhe avokati i tij Skender Gojani nuk e kundërshtuan caktimin e paraburgimit. Edhe Kushtrim Kokalla dhe avokati i tij Ndec Dodaj i quajtën “të përgjithësuara” dhe “të paargumentuara” kushtet për caktimin e paraburgimit. 

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. 

Motivi? 

Familjarët e Liridona Ademajt besojnë se përfitimi nga sigurimi i saj jetësor në Suedi mund të jetë motivi i vrasjes. “Unë vetëm e di se çika ka qenë e sigurume atje në Suedi. E kjo ka sigurim të madh, që me e gjetë gjë, merr pare të madhe. E unë veç qaty dyshoj, që e ka mbytë për me ia marrë q’atë sigurim. Kurrgjë tjetër”, tha Hajdar Ademaj, babai i saj. Po kështu mendon edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, shkruan Gazetaexpress. 

“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Mundet me qenë që ka mundur me mbetë pa pare, me pasë borxhe edhe me e privu nga jeta motrën tonë me ia marrë paret e sigurimit”, tha ai. Me kërkesë të familjarëve, trupi i Liridona Ademajt sot u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës dhe u varros në fshatin e saj të lindjes, Rracaj, pasi Prokuroria e miratoi këtë kërkesë të familarëve, të cilët thonë se besojnë në drejtësi. 



Ju sugjerojmë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Bota

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

4 Qershor, 2025 9:46 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
Aktualitet

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

4 Qershor, 2025 9:37 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në
Rajoni

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

4 Qershor, 2025 9:25 am
Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte
Bota

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte

4 Qershor, 2025 9:19 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
Para
Nuk arrestonte shpërndarësit e drogës, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë së Fierit (Emri) 

Nuk arrestonte shpërndarësit e drogës, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë së Fierit (Emri) 

Rusia nën dëborë dhe acar, temperaturat në Siberi bien -56 gradë   

Rusia nën dëborë dhe acar, temperaturat në Siberi bien -56 gradë   

Falsifikim dokumentesh për pallatin 11-katësh në Durrës, gjykata liron nga qelia Fiqiri Farrukun

Falsifikim dokumentesh për pallatin 11-katësh në Durrës, gjykata liron nga qelia Fiqiri Farrukun
















TE FUNDIT

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
4 Qershor, 2025

Në Këln të Gjermanisë janë zbuluar tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore. Bombat u zbuluan rastësisht pas punimeve në pranë...

Lexo më shumë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
4 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një...

Lexo më shumë

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
4 Qershor, 2025

Sot "Hospitality Albania", 7 Finalistët e Fazës II prezantojnë përpara një Jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e...

Lexo më shumë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
4 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient të përshtatur për call center në rrugën e “Barrikadave”  dhe ka vënë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com