Dy muaj pas nisjes së protestave të përjavshme, opozita do të ndryshojë strategji. Ditën e enjte nuk do të ketë një protestë përpara Parlamentit siç ka ndodhur deri tani, por do të bllokohen disa akse kryesore kombëtare.
Sipas burimeve mediatike, bllokimi i rrugëve do të ndodhë pasdite, duke filluar nga ora 18:00. Opozita ka zgjedhur të bllokohë disa prej akseve dhe kryqëzimeve kryesore të vendit, ato që ligjin Jugun dhe Veriun.
Konkretisht protestuesit do të bllokojnë rrethrrotullimin e Milotit, atë të Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi i Sheqit në Fier, sheshin Shqiponja në hyrje të Tiranës si dhe aksin Durrës-Plepa-Rrogozhinë.
Ky përshkallëzim i protestës u vendos gjatë mbledhjes së kryetarit të PD-së Lulzim Basha me kryetarët e rretheve. Më 11 maj do të zhvillohet edhe protesta e katërt e madhe, përballë kryeministrisë./Opinion.al