Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenari i ARMOS mes borxheve dhe taksave të falura nga shteti

2017/12/28 at 9:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Skenari i ARMOS mes borxheve dhe taksave të falura nga shteti

Në shtator të vitit 2016, Kryeministri Edi Rama e quajti marrëveshjen për rivënien në punë të ARMO-s një sukses që zgjidhte përfundimisht krizën e rafinerisë. Sipas marrëveshjes, ARMO u mor me qira nga IRTC, një kompani e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve “vergin”.


“Investitorë amerikanë shumë seriozë kanë marrë përsipër vazhdimin e punës, përmirësimin rrënjësor të kushteve dhe unë kam shumë besim se situata do të ndryshojë”, ishte shprehur Rama më 2 shtator 2016.

Por situata nuk ndryshoi. Një raport zyrtar i ministrisë së financave për Kuvendin, tregon se vetëm për periudhën janar-shtator të këtij viti, IRTC ka krijuar mbi 30 milionë euro borxhe ndaj tatimeve. Megjithatë burime konfidenciale thonë se shuma reale e taksave të papaguara është gati dy herë më e lartë.

Sipas doganës, për dhjetë muajt e parë të vitit, ARMO ka prodhuar dhe shitur në tregun vendas 156 mijë tonë naftë, duke arkëtuar mbi 220 milionë euro. Nga këto para, 100 milionë euro duhet të ishin paguar si taksa në shtet për akcizën, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në. Por sipas dokumenteve rezulton se ARMO ka paguar vetëm akcizën në masën 50 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është shmangur.

Burime konfidenciale, thonë se me ARMO-n po luhet sërish i njëjti skenar si me Taçi Oil, apo azerët që e shfrytëzuan pas tij. Rafineria shfrytëzohet nga kompani “offshore”, të cilat pasi nuk paguajnë taksat, largohen duke lënë një gropë të madhe në buxhet. Pronarët e kompanisë që shfrytëzon ARMO-n janë të panjohur sepse vijnë nga parajsat fiskale. Por opozita ka akuzuar se pas tyre qëndrojnë biznesmenë vendas të afërt me kryeministrin.

“Skema është e njëjtë. Ashtu siç ndodhi me koncesionin e TVSH-së që u denoncua nga opozita, ashtu siç po ndodh me portin e Karpenit e më shumë asete të tjera. Kompani “offshore”, pa kapitale, me pronarë të paidentifikueshëm, shtijnë në dorë pasuritë e shqiptarëve. Por këtë herë ka një emër dhe një biznesmen të qeverisë qartësisht të përfshirë. Mikun e Ramës, Besnik Sulën”, ishte shprehur Jorida tabaku më 2 shtator 2016.

Kriza e ARMO-s shpërtheu sërish. Punonjësit që protestuan këtë herë përpara ministrisë së energjisë për rrogat e papaguara, nuk janë të dëmtuarit e vetëm nga ARMO. Madje pagat e punonjësve janë vetëm një pikë uji në detin e madh qindra milionë euro taksash të papaguara në dhjetë vitet e fundit.

Në të shkuarën detyrimet e ARMO-s janë fshirë përmes amnistive fiskale. Ky skenar është përsëritur disa herë me bekimin e të gjitha qeverive, nga 2009-a deri më sot. Pyetja mbetet: Por me borxhet e krijuara rishtas si do veprohet? Dhe me qindra milionë euro borxhe të falura ndër vite, para taksapaguesish shqiptarë, çfarë arsye ka për ta mbajtur ARMO-n në këmbë?

Top Channel



Ju sugjerojmë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes
Aktualitet

Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes

18 Janar, 2026 10:15 am
“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump
Kryesore

“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump

18 Janar, 2026 10:06 am
Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
Para
Pesë presidentë i refuzuan nënshtetësinë Janullatosit, ja si përgjigjet Meta

Pesë presidentë i refuzuan nënshtetësinë Janullatosit, ja si përgjigjet Meta

A ishte Saimir Tahiri shkak i dorëheqjes së kreut të SHISH? 

Rama e pranon për herë të parë: Çështja Tahiri na ka vënë në pozitë të vështirë 

Pesë presidentë i refuzuan nënshtetësinë Janullatosit, ja si përgjigjet Meta

Meta: Votimin kundër SHBA-së s'e kam menduar kurrë
















TE FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

Helmohen disa banorë në Bulqizë
18 Janar, 2026

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com