Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi përmes të cilës merrnin kredi të cilat nuk i shlyenin.
Në pranga ka rënë shtetasi H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A, që për arsye hetimi nuk jepen të dhëna.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.”, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”. /Opinion.al