Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skema e Suzanës: Si u mori pronën dhe mashtroi 134 familje!

2024/10/14 at 10:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Skema e Suzanës: Si u mori pronën dhe mashtroi 134 familje!

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë ardhur me dhjetëra denoncime për Suzana Isufajn me pretendimin se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmon nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017.


Të ardhurat e qirasë së pronës, ku janë 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. “Stop” gjeti një vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, që i jep 10 milionë lekë të vjetra Suzanës, por kjo e fundit nuk i ka vënë në dijeni bashkëpronarët.

Emisioni kontaktoi me Suzana Isufajn, e cila u shmang nga përgjegjësia.

Suzana Isufaj: Jo, jo! Nuk është kjo e vërteta. Më jep një email, të t’i nis dokumentat unë ty se si është e vërteta. Nuk është pronë e gjyshit të atij.

Gazetari: Po pse është emri i z. Agron te kontrata e qirasë?

Suzana Isufaj: Nuk e di si, qysh, tek por ajo pronë nuk është në emër të gjyshit të Agronit.

Gazetari: Unë kam kontratën e qirasë këtu znj. Suzana dhe është emri i Agronit. Tani pse e ka emrin ai kur nuk ka pronën?

Suzana Isufaj: Atëherë, do të vij unë, të ta sqaroj në një moment tjetër.

Gazetari: Domethënë nuk ke një përgjigje?

Suzana Isufaj: Kaq është koha për mua! Bëj çfarë të duash! Mirupafshim…!

“Stop” u paraqit edhe te noterja Violeta Sulkaj, e cila ka bërë kontratën e qirasë në emër të Suzanës me prokurë të skaduar. Noterja thotë se kontratën e ka bërë ndihmësja e saj, që kishte filluar punë prej pak kohësh.

Noterja Violeta Sulkaj: Për mua është një gjë rutinë, një kontratë qiraje, që e bëjnë vajzat dhe është standarde, janë gjana pastaj…

Gazetari: S’e ka parë prokurën e skaduar ajo vajza?!

Noterja Violeta Sulkaj: Po s’e ka parë ajo vajza, se në atë vit, kur është bërë kontrata, 2021, një vit kishte, që kishte ardhur këtu…

Një tjetër denoncim vjen nga Mimoza Muça, e cila thotë se përmes një vendimi të Gjykatës së Sarandës u ka marrë një pjesë të konsiderueshme të pronës së përbashkët, 134 familjeve. Suzana kishte gjetur fijet me një prej gjyqtarëve, Sokol Pine që bëri Suzanën pronare. Vetë zonja Isufaj nuk di si të justifikojë faktin sesi ndikoi në montimin e këtij vendimi.

Gazetari: Si ta ka bërë ai akt- eksperti, se kjo është pronë private? Si ta kanë dhënë ty…? Si e kanë dhënë gjyqtarët? Si nuk e kanë verifikuar…?

Suzana Isufaj: Shkruaje ti! Pyetje me titra të mëdha, si e kanë dhënë këtë gjyqtarët?

Gazetari: Ti, ti më thuaj, si e kanë dhënë, se ti e dije këtë, që ishte në emër të Shina Mios?

Në përballjen e Suzana Isufajt me një përfaqësi të 134 pronarëve, ku preket zona e Soronesë dhe nga dokumentat dhe faktet vetë Suzana pranon faktin, që kemi të bëjmë me dy prona të ndryshme, njëra në Sorone e Angonatëve dhe tjetra Sorone Qinurio, që i bie të jetë Soroneja e re, ose prona e vërtetë e Suzana Isufajt dhe fisit të saj.

Fatos Angoni: Me durim, se as të jap prona, as ta heq pronën, e kundërta as s’mund të ma marrësh, as s’mund të ma falësh dot…Vendimi 847/2018 i Gjykatës Sarandë, i lënë në fuqi me vendimin 145/2019 Gjykatës Apelit Gjirokastër, bazohet në vendimin e ekspertit Kosta Malo. Eksperti na bën të ditur, që kjo plan vendosje, është bërë sipas dokumentit “lista e parcelave pyjore të Prefekturës Gjirokastër” me këto të dhëna: emri dhe pylli, katundi afër tij. Si e gjeti eksperti Kosta Malo, se ku binte ky pyll i Soronesë, vetëm me një të dhënë të një liste pyjesh, se ndodhet afër fshatit Qenorio, pa asnjë tregues kufitar veri-jug-lindje-perëndim të tij. Hipotekë për 2400 e ca franga ari, i 1940-ës…

Gazetari: Sa bukur e përdor ti vendimin e Sokol Pinës…!

Suzana Isufaj: S’ta kam zënë me gojë fare unë…

Gazetari: Po ta zura unë, pra..

Suzana Isufaj: Unë të kam thënë ty, që ka dalë ky vendim në bazë të këtyre dokumentave…

Gazetari: Jo, jo, dokumenti ka dalë në bazë të akt-ekspertit të Kosta Malos, dhe Kosta Malos i erdhi “shtet” nga Kadastra Sarandë, ndërkohë që ishte pronë private. D.m.th,dmth unë me sa kuptoj tani, nuk  kemi të njëjtat emra, Sorone këtu me këtë…

Mimoza Muça: Jo, janë të tjera toponime Soroneja jonë me Soronenë e Zanës, ka Sorone e Xarrës..

Fatos Angoni: Quhet Sorone e Re…  

Suzana Isufaj: Unë s’kam ndonjë problem…

Mimoza Muça: Quhet Sorone e Xarrës ajo aty, ke malin e Milesë, ke antenat, ke gjithçka…

Suzana Isufaj: Dhe unë po të them, të më marrësh mua me sinqeritetin më të madh, mua më duken të gjitha njësoj, unë nuk e njoh zonën…

Gazetari: Kemi të bëjmë me dy gjëra të ndryshme…A e kupton?

Suzana Isufaj: Mirë mo, mirë! Unë jam dakord…/tvklan.al



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Rrezikuan të mbyteshin me mjetin e lundrimit, shpëtohen dy persona në Vlorë

Rrezikuan të mbyteshin me mjetin e lundrimit, shpëtohen dy persona në Vlorë

Fitorja ndaj Gjeorgjisë, Duka për “Opinion”: Kam besim te çunat, realisht e prisja…

Fitorja ndaj Gjeorgjisë, Duka për “Opinion”: Kam besim te çunat, realisht e prisja…

Plagoset një person në Vaun e Dejës,

Vrau me thikë 15-vjeçarin, kapet pas disa orësh arrati autori
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com