Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skema e qeverisë për pensionet, ja si ndryshojnë kontributet tani e tutje

2017/12/02 at 5:34 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skema e qeverisë për pensionet, ja si ndryshojnë kontributet tani e tutje

Brenda këtij viti, qeveria pritet të vërë dorë mbi skemën e pensioneve për të vetëpunësuarit në fshat. Politikat lehtësuese të ndërmarra ndër vite nuk kanë dhënë efektet e pritura, duke diktuar nevojën për rishikimin e tyre. Edhe pse paguajnë më pak kontribute në raport me të vetëpunësuarit në qytet, fermerët sërish ngurrojnë të derdhin sigurimet shoqërore, duke vënë në rrezik pensionin.

SKEMA E RE

Në një situatë të tillë, ku të ardhurat e arkëtuara nga fshati kanë qenë në stanjacion, qeveria ka në tryezë variantet me të cilat synon t’i japë një tjetër drejtim skemës, duke tentuar përmirësimin e treguesve. Ishte ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili pak ditë më parë, paralajmëroi hartimin e ndryshimeve, të cilat priten që të konkretizohen brenda këtij viti.

Përveçse duke ndërgjegjësuar fermerët mbi rëndësinë e kontributeve, “plani B” i qeverisë është reduktimi i mëtejshëm i masës së kontributeve përmes uljes së pagës minimale, mbi bazën e së cilës përllogariten edhe kontributet. Për ministrin Ahmetaj, kjo është një nga mënyrat për të bindur fermerët që të përmbushin detyrimet.

“Meqenëse subvencioni nga buxheti i shtetit është shumë më i madh për fshatin sesa është në qytet, nuk ka arritur të tërheqë në skemë aq sa do të donim të tërhiqnim. Deficiti në skemë nga pjesa e fermerit është shumë i madh.

Besoj se në 2 muajt që vijnë do të sjellim ndryshime ligjore për mbylljen e problematikës serioze në fshat. Një nga mënyrat është që pagën minimale, që është bazë e kontributit, përderisa në fshat nuk ka atë dëshirë për t’u paguar, ta ulim dhe ta bëjmë pak më shumë se gjysma e pagës minimale që baza në fshat të jetë më e ulët”, bëri me dije ministri.

Por aplikimi i kësaj metode pritet të reflektohet në masën e përfitimit, çka do të thotë se pensionet e lidhura do të jenë në kufirin e pensionit social, pra rreth 7 mijë lekë të rinj në muaj.

Vetëm në këtë mënyrë qeveria do të ruante arkën, duke e shpë- tuar buxhetin nga deficiti.

KONTRIBUTET

Në maj të këtij viti, paga minimale u rrit me 9%, përkatësisht nga 22 mijë, është bërë 24 mijë lekë në muaj. Po me 9% kanë shënuar rritje edhe vlerat përkatëse të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, për të gjitha kategoritë e punonjësve, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit. Në nivelin e pagës minimale, shuma e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore është 6.696 lekë në muaj.

Ndërsa për të vetëpunë- suarit 7.150 lekë çdo muaj, ose 85.800 lekë në vit. Kjo rritje është reflektuar edhe në faturën vjetore që të vetëpunësuarit në fshat detyrohen të paguajnë për efekt pensioni.

Kështu, të vetëpunësuarit në fshat paguajnë më tepër sigurime shoqërore për efekt pensioni, përkatësisht nga 38.400 lekë në vit deri më tani, aktualisht paguajnë 42.168 lekë.

Por sërish ka një diferencim mes pagesave vjetore që kryhen nga të vetëpunësuarit në fshat, në raport me ata që jetojnë në qytet. Në këtë mënyrë, fermerët nuk paguajnë njësoj kontribute, në raport me të vetëpunësuarit në qytet.

Ky “lëshim” sipas ISSH-së është bërë me qëllim përfshirjen e sa më shumë fermerëve në skemën e sigurimeve shoqërore. Ndonëse në kushte jo të barabarta, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe vetëpunësuarit në qytet trajtohen njësoj nga ligji i sigurimeve shoqërore, sepse diferencën e kontributeve të tyre e paguan buxheti i shtetit./ Panorama.al

Etiketa: Pnesionisteskema e qeverise

Ju sugjerojmë

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër
Kryesore

Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër

26 Janar, 2026 4:31 pm
Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Kronikë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

26 Janar, 2026 3:46 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
Aktualitet

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

26 Janar, 2026 2:33 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

26 Janar, 2026 2:31 pm
Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave
Bota

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

26 Janar, 2026 2:28 pm
Para
Trump po nisë luftën bërthamore, acarohen marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Trump po nisë luftën bërthamore, acarohen marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Eksluzive/ I katërti në Botëror, humbi ndjenjat, flet Briken Calja: Ja çfarë ndodhi pas garimit

Eksluzive/ I katërti në Botëror, humbi ndjenjat, flet Briken Calja: Ja çfarë ndodhi pas garimit

Foto/ Albëria duke pirë një gotë verë; shfaqet më e nxehtë se asnjëherë !

Foto/ Albëria duke pirë një gotë verë; shfaqet më e nxehtë se asnjëherë !

TE FUNDIT

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
26 Janar, 2026

PD zhvilloi këtë të hënë foltoren e parë pa kryedemorkatin Sali Berisha, i cili ndodhet  në selinë e Asamblesë Parlamentare...

Lexo më shumë

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Ministrat e çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian kanë finalizuar ndalimin e importeve të gazit nga Rusia, pas një marrëveshjeje të...

Lexo më shumë

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
26 Janar, 2026

Izraeli do të rihapë pjesërisht pikën kufitare në Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës pas përfundimit të një operacioni...

Lexo më shumë

Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër

Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër
26 Janar, 2026

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Edi Rama foli edhe në Parlamentin izraelit. Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com