Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skeda/Kush janë autorët e masakrës së Lushnjës: Lidhja me Aldo Baren dhe me trafikun e drogës

2017/10/13 at 2:33 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skeda/Kush janë autorët e masakrës së Lushnjës: Lidhja me Aldo Baren dhe me trafikun e drogës

Dy personat që kërkon policia për masakrën e Lushnjës ku dy të rinj u vranë dhe dy të tjerë u plagosën janë emra të njohur për drejtësinë. Laert Haxhiu, 25 vjeç dhe Orges Bilbili, 27 vjeç rezultojnë se kanë precedentë penalë, përfshirë vrasjet, plagosjet, vjedhjet, trafiku i drogës etj. Sipas të dhënave zyrtare që tashmë rezultojnë në dosjet e Prokurorisë e Gjyqësorit, Laert Haxhiu është autor i vrasjes së shokut të Aldo Bares, Gerti Lala, 29 vjeç.


Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010. Viktima njihej si pjesë- marrës në bandën e Aldo Bares. Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.

Ai doli nga burgu në fund të 2014-s, ndërsa u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën.

Në momentin e prangosjes, ai i tha Policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua. Në fund, Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhiun për moskallëzim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge. “Gjykata, në bazë të neneve 379 e vijues të K. Pr. Penale, vendosi: 1- Të deklarojë fajtor të pandehurin Laert Haxhiu, për veprën penale “moskallëzim krimi”, dhe në bazë të N.300/1 të K. Penal e dënon me 26 (njëzetë e gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të N. 406 të K. Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Laert Haxhiu me 17 muaj e 10 ditë burgim. Vuajtja e dënimit të pandehurit Laert Haxhiu i fillon nga dita e arrestimit, datë 10.6.2015″, thuhet në vendimin e dhënë më 19 maj të vitit 2016 nga Gjykata e Durrësit. Sipas Gjykatës, lidhur me ngjarjen, Haxhiu deklaroi se ditën e ngjarjes është nisur rreth orës 12:00 – 12:30 nga shtëpia e tij në Lushnjë, me makinën e të fejuarës së tij dhe me mikun e tij të quajtur Saimir Taullau, shkruan gazeta Panorama.

Me shtetasin Saimir Taullau njihet pasi e ka mik shtëpie, por nuk ka dijeni se ai merret me trafik apo me shitje të lëndëve narkotike. Haxhiu kishte edhe një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se e ka përdorur edhe për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hakmarrjet mbi bandat

Haxhiu rezulton se është shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjës për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005. Babai i Xhulios, Ramadan Shkurti, u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij.

ORGES BILBILI

Ndërkaq, autori tjetër i dyshuar për vrasjen e dy ditëve më parë në Lushnjë, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.
Ai rezulton person i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin e një viti më parë, ku u plagosën dy miqtë e viktimave të dy netëve më parë, Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Bashkë me dy të plagosurit ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë.

Etiketa: Laert HaxhiuOrges Bilbili


Ju sugjerojmë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
Para
Foshnja 11 muajshe që ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës, a i ofroi mjeku para babait për të tërhequr denoncimin?

Foshnja 11 muajshe që ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës, a i ofroi mjeku para babait për të tërhequr denoncimin?

(Mos) pyet gjyshin!

(Mos) pyet gjyshin!

Taulant Balla paralajmëron “furtunën” në administratë, ja si do të bëhet punësimi që sot e tutje

Taulant Balla i nxjerr fotot Bashës: Çfarë lidhje ke me tregtarin e bombave?
















TE FUNDIT

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
8 Qershor, 2025

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com