Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka parandaluar një rast të trafikut të drogës. Gjatë kontrollit me skaner të një automjeti tip ‘Renault’, oficerët e policisë kanë dalluar një pako të dyshimtë.
“Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë” njofton policia.
Si rezultat u arrestua edhe drejtuesi i mjetetit, një 35-vjeçar me iniciale N.K, banues në Durrës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. /Opinion.al