Bota

S’kanë fund telashet për kryeministren finlandeze, publikohen foto…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 24/08/22 |
Opi Nion

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është detyruar të kërkojë ndjesë pasi një foto që tregonte dy gra topless duke u puthur brenda rezidencës qeveritare u postua në rrjetet sociale. Ajo ç’ka spikati më shumë në foton e postuar ishte mbishkrimi “Finland”.

Kjo foto doli pas publikimit të videos në të cilën shfaqej kryeministrja finlandeze Sanna Marin duke kërcyer dhe kënduar me miqtë e saj, në një festë të organizuar në vilën qeveritare në Helsinki.

Fotoja u publikua në rrjete sociale nga modelja 33-vjeçare Sabina Sarka, e cila ishte një prej vajzave që kishte pozuar topless.

Ndërkohë, e vënë në vështirësi për shkak të ngjarjeve të fundit, Sanna Marin kërkoi ndjesë dhe tha se kjo foto nuk duhet të ishte shkrepur.

“Për mendimin tim, ajo foto nuk është e përshtatshme, kërkoj falje për këtë. Ajo foto nuk duhej të ishte bërë,” tha Marin.

Kryeministrja finlandeze është vënë në qendër të kritikave për shkak të ngjarjeve të ndodhura së fundmi. Jeta e kryeministres 33-vjeçare nuk është një sekret për finlandezët pasi Sanna Marin që prej vitit 2019 kur erdhi në pushtet, është aktive në rrjetet sociale, ku tregon jetën normale të një vajze të re, me takime, festa, muzikë e kërcime, edhe pse është kryetare qeverie./Opinion.al

Pas