Nuk janë vetëm tekstet shkollore të ciklit të ulët apo të atij të mesëm që vuajnë nga gabimet trashanike, shpesh edhe frut i injorancës së atyre që i përkthejnë apo i botojnë. Por janë edhe tekset akademike, të cilat kanë gafa të tilla që shkojnë deri në sfond racor. Një rast i tillë është raportuar edhe në Opinion.al, ku në tekstin akademik “Sipërmarrja dhe menaxhimi i biznesit të vogël” me autore Ariana Çepani, tekst fakultativ i cili është përdorur dhe është dhënë provim gjatë këtij semestri në Fakultetin Ekonomik, gjenden edhe fjali të tilla, ku në vend të termit “Njerëz me ngjyrë” shkruhet “Të zinjtë”. Dhe jo njëherë por disa herë. Kush mban përgjegjësi për kontrollin e këtyre teksteve????
Ja çfarë shkruhet në tekstin e këtij libri që përdoret në Fakultetin Ekonomik, në degën e Administrim Biznesit, dhe që vetëm para pak ditësh është dhënë provim