Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SKANDAL/Ministritë shpenzuan miliona për zyrat, dogjën fondet për rrugët, shkollat, bujqësinë

2016/01/20 at 2:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SKANDAL/Ministritë shpenzuan miliona për zyrat, dogjën fondet për rrugët, shkollat, bujqësinë

TIRANË- Ministritë kanë realizuar 100 për qind fondet që kanë pasur në dispozicion për zyra e rikonstruksione të institucionit, por kanë djegur fondet e planifikuara për investime në rrugë dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Revista ekonomike “Monitor” publikon me fakte këtë skandal të dikastereve shqiptare, ku shihet qartë se si janë djegur fondet e alokuara për rrugët nga Ministria e Transporteve, apo fondet për kanalizimet nga Ministria e Bujqësisë.

Të dhënat janë marrë në tabelën e Thesarit të Ministrisë së Financave, ku rezulton se “në total niveli i realizimit të shpenzimeve kapitale është 76% për vitin 2015”.

Peshën më të madhe në këtë mosrealizim e mban Ministria e Transporteve, me një sërë projektesh rrugësh që ose nuk janë kryer fare, ose kanë performuar më ulët sesa plani.

Nga ana tjetër, pothuajse të gjitha Ministritë nuk janë kursyer në fondet për rikonstruksione zyrash, godinash, apo blerjen e pajisjeve.

Ministria Zhvillimit Ekonomik ka realizuar pothuajse 100% projektet e saj për rikonstruksion zyrash dhe blerjes pajisjesh laborator, fondin ‘one stop shop’ për investitorët e huaj dhe mbështetje për biznesin kreativ.

Ministria e Bujqësisë ka realizuar 100% fondet për rikonstruksionin e ambienteve të saj. Investimet për rezervuarë dhe kanale ujitëse e rehabilitime janë kryer në përgjithësi, megjithatë ka dhe projekte që nuk janë realizuar fare, si Pastrim sistemim lumi fshati Remenj-rruga Pogradec, apo Rehabilitimi i sistemit kryesor ujites te rezervuarit te Bazit. Në total, Ministria e Bujqësisë ka realizuar 91% të projekteve për investime kapitale.

Ministria e Transporteve, që ka dhe fondin më të lartë të shpenzimeve kapitale, është ajo që ka kryer dhe realizimin më të ulët, në total 73% (79 miliardë lekë, nga rreth 108 që ka pasur në dispozicion). Shumë pak projekte janë realizuar 100%, shumë të tjera as nuk kanë filluar dhe pjesa më e madhe nuk ka arritur të ryejë punimet e parashikuara. Psh “Ndertim rruga Kukes-Morine Loti2 (dy viadukte) dublimi (shtesë) ka realizuar vetëm 22% të kontratës.

Një tjetër projekt me vlerë të lartë, Sistemim Asfaltim rruga Tre Urat Leskovik, me fond 1 miliard lekë është realizuar vetëm 53%. Për sistemim Asfaltim Rruga Korce – Erseke Loti është shpenzuar vetëm 61% e fondit prej 1.9 miliardë lekësh.

Fondi i Zhvillimit Shqiptar, një tjetër institucion i rëndësishëm për projektet e infrastrukturës rrugore, ka arritur të shfrytëzojë 87% të fondeve prej 2.2 miliardë lekë që kishte në dispozicion.

Ministria e Arsimit dhe Sporteve, një tjetër institucion i rëndësishëm, që ka pasur në dispozicion 4.9 miliardë lekë, kryesisht për rikonstruksione shkollash e terrenesh, ka arritur ta realizojë atë vetëm 77%. Ndërsa fondet për trajnime dhe studim/projektime, ky institucion i ka realizuar 100%.

Ministria e Shëndetësisë ka pasur një realizim më të lartë plani të shpenzimeve kapitale, në rreth 89%.

Për ministritë e tjera, realizimi i projekteve varion dhe përgjithësisht është më i lartë se 90%.

124

5678

1011171215141613

201819

2221

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Sabri Fejzullahu: Ja pse u divorcova nga gruaja e parë

Sabri Fejzullahu: Ja pse u divorcova nga gruaja e parë

Berisha: Rama rrahu Peleshin në zyrën e tij

Berisha: Rama rrahu Peleshin në zyrën e tij

Çfarë po shohin në këtë moment Makoçi dhe Rama?!

Çfarë po shohin në këtë moment Makoçi dhe Rama?!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com