Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/Gruaja shqiptare hap ankandin, kërkon veshkë në FB, ja sa ofron 

2016/08/11 at 5:19 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/Gruaja shqiptare hap ankandin, kërkon veshkë në FB, ja sa ofron 

Një ngjarje e pazakontë po ndodh në vendin tonë, madje publikisht. Përmes një raportimi të pazakontë të mbërritur në ReportIn, një qytetar denoncon hapjen e një faqeje FB, në kundravajtje me ligjet shqiptare dhe ato njerëzore. Një grua edhe pse ka një problem shëndetësor shumë të madh për bashkëshortin e saj, bën thirrje për trafik organesh kundrejt parave. Ajo kërkon një veshkë për bashkëshortin e sëmurë me dializë dhe ofron 50 mijë euro me qëllim që ai të kryejë transplantim. Me propozimin e saj zonja, “ka peshkuar” disa persona të varfër me sa duket të cilët për ca para janë të gatshëm të shesin një nga veshkat e tyre.
Interesi për të përfituar para duket që është i madh, pasi komentet e “hallexhinjve” janë të shumta. Edhe pse një pjesë e komenteve janë fshirë nga administratori i kësaj faqe së FB, që dhe ne po e fshehim për të qenë korrektë i kemi të gjitha emrat dhe mbiemrat e atyre që kanë kontaktuar në mënyrë të hapur me zonjën. Gjithsesi kemi kuptuar që me këtë interes, që pamë po të llogaritim që shumë të tjerë mund ta kenë kontaktuar me mesazhe private numri i atyre që po tentojnë të përfshihen në këtë aferë ilegale do jetë shumë i lartë. Ajo që bie në sy është se pasi disa persona kanë qenë dakord, që të shesin veshkën kundrejt shumës prej 50 mijë euro që ofron zonja komunikimi nuk ka vijuar, mbase ata kanë vazhduar privatisht ose kanë nisur takimet e drejtpërdrejta.

Në postimin e saj gruaja shkruan:
“Unë jam B… dhe që nuk kam filluar punë jap lekë rregullisht për bamirësi dhe jam shumë e lumtur të jap ato që kam. Fatkeqësisht dashuria ime ashtu si shumë shqiptare, punoj as shumë për lek e pavarësi financiare dhe tani është në momentin, që mund ti humb të dyja pa u bërë akoma 46-vjeç.
Unë dhe bashkëshorti im 45-vjeçar jemi në kushte të mirë financiare, por jo shëndetësore. Bashkëshorti im ka 5muaj në dializë dhe ka nevojë për një veshkë.
Ne po mundohemi të gjejmë një dhurues, por është e vështirë. Sikur shoku juaj i aftërmi juaj (nën 50 vjeç dhe me shëndet të plotë) të na dhurojë veshkën ne do financojmë operacionin tuaj/të mikut/fëmijës tuaj deri në 50 mijë euro.
Jam shumë e sigurtë që shumë njerëz kanë shumë nevojë për këto lekë, por edhe ne kemi nevojë të jemi me shëndet të vazhdojmë të jetojmë dhe punojmë. Nqs jeni të interesuar më dërgoni detajet tuaja në mesazh dhe unë ju marr në tel të flasim për detajet. Shume faleminderit që e lexuat”

Zonja B. pavarësisht hallit të madhe shëndetësor, që ka në famije nuk dimë në është e informuar në lidhje me ligjin shqiptar, i cili jo vetëm që ndalon trafikimin dhe shitjen e organeve, por dhe dhuruesit vullnetare duhet të jenë kryesisht pjesëtarë të afërm me lidhje gjaku të familjes, e natyrisht nuk lejohet ta bëjnë këtë kundrejt parave.

veshkaveshka 1

Disa prej personave që janë ofruar si dhurues shkruajnë:
A.K: “35 vjeç nuk e di grupin e gjakut tim do e bëj në qoftë se del që  të përputhet me grupin e gjakut të burrit tënd atëherë e flasim në cel me detaje”
N.N.: Burri im e ka gr. e gjakut A pozitiv….kurse unë 0 pozitiv. Jemi në moshën 42 vjeç.  Jemi të gatshëm për bisedim”
K.K.:” 0 negativ u jap të gjithëve”

Për këtë rast nëse prokuroria do të nisë hetimet dhe do të konfirmohen të dhënat, që në fakt janë lehtësisht të gjurmueshme është e qartë se kemi të bëjmë me trafik të pastër organesh, ndonëse duhet të pranojmë që qëllimi nuk është përfitimi financiar.
Nëse i besojmë realisht historisë së shkruar në FB ajo është një histori e dhimbshme familjare si e qindra të tjerave të ngjashme, por që po shkel në fakt ligjin në kurriz të një tjetër fatkeqi, që ka dëshpërimisht nevojë për para dhe për ti marrë ato do kushtëzohet që të nxjerrë në “pazar” një organ nga trupi i tij./InTv

Etiketa: ankandgruajashqiptareVeshka

Ju sugjerojmë

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Bota

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21 Maj, 2025 10:02 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Para
Mrekullia, i paralizuari pa shpresë rinisi të ecë

Mrekullia, i paralizuari pa shpresë rinisi të ecë

Therri kushëririn pasi i shau gruan. Bur për 26 vjeçarin

Therri kushëririn pasi i shau gruan. Bur për 26 vjeçarin

Video/ Flakët e ferrit në Francë, jugu i vendit përfshihet nga zjarret

Video/ Flakët e ferrit në Francë, jugu i vendit përfshihet nga zjarret

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
21 Maj, 2025

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
21 Maj, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali,...

Lexo më shumë

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
21 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza),...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
21 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com