TIRANË- Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes ka zbuluar detaje të padëgjuara më parë në kryerjen e tenderave nga kjo ministri. Në ministrinë e drejtuar nga Mimi Kodheli, gjigandi amerikan i teknologjisë ‘Lockheed Martin’ mund të zëvendësohet me një të rënë të lapsit me një dyqan që shet celulare në rrugën e Durrësit.
Sipas materialit që KLSH i ka drejtuar ministres së Mbrojtjes Kodheli dhe që është siguruar nga Klan, bëhet e ditur se tenderi për blerje furnizim instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, zhvilluar në vitin 2014 me një vlerë gati 1 milion euro, është plot me probleme dhe gafa nga me ordineret. Kështu, përveç faktit që ky tender konsiderohet si i “klasifikuar” pra i mbyllur, kur deri një vit më parë në Qeverinë paraardhese ai ishte i hapur, procedura e ndjekur ka skualifikuar që në krye të heres kompanine gjigande amerikane “Lockheed Martin”. Kjo kompani madje e ka ndërtuar këtë system, dhe do i jepte më shumë garanci e besueshmeri vijimit të punimeve.
Por “Lockheed Martin” nuk është thirrur fare në këtë procedure tenderimi. Aspak bindës dhe me nuancë korruptive është edhe percaktimi i shumës limit për këtë tender, 85 Million lekë pa TVSH ose ka gati një Million USD kur vetë Lockheed Martin për të njëjtin shërbim me parë ka ofruar 220.000 dollarë pra gati katër herë më pak. Por nuk mjafton mos-thirrja per oferte e gjigandeve amerikane te Lockehed, por Fitues i tenderit që do të ketë në kontroll të gjithë sistemin e vëzhgimit të hapësires detare, është shpallur “Idea Tel”, sh,p,k që nuk është asgjë tjeter veçse një dyqan që ofron shitje celularesh në rrugën e Durrësit në Tiranë.
Pikërisht përzgjedhja në mënyre kaq te dyshimte te operatorit fitues per nje pune kaq specifike dhe delikate ku me pare operonin kompani qe bejne të njëjtën punë në Amerikë e pothuajse gjithe Botën, por që për ministren Kodheli mund të bëhet edhe nga një dyqan celularësh, ka sjelle edhe problem ne zbatimin e saj. Sipas të njëjtit raport të KLSH, kompania fituese ose më mirë dyqani i celulareve të Rrugës së Durresit, Ideal Tel, ka vonuar në zbatimin dhe dorëzimin e punimeve. Për këto vonesa KLSH e detyron operatorin të ktheje mbrapsht në formën e dëmshpërblimit një shumë prej më shumë se 4 milionë lekësh.
Por raporti i KLSH për kontrollin në Ministrinë e Mbrojtjes zbulon se përveç skandalit që një dyqan që shet celulare është përzgjedhur për të vëzhguar sistemin e hapësirës detare, për rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Mbrojtjes me nje fond limit prej gati 800 million lekesh, ministria e drejtuar nga Mimi Kodheli perzgjedh serish me procedure të mbyllur një operator që në QKR rezulton të jetë një kompani pastrimi dhe punëtoret e deklaruar të saj, rezultojne të quhen ‘fshesarë’. /tvklan/