Aktualitet

Skandali tek Infektivi, PD: Kjo qeveri frymëzon vetëm “tiret”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 19/01/21 |
Doriana Çepunaj

Partia Demokratike ka reaguar pas skandalit të denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop”. Në një nga spitalet COVID një qytetar denonconte se babait të tij të ndjerë, që kishte humbur jetën nga koronavirusi, i kishin vjedhur lekët nga portofoli.

Ish-deputeti Bardh Spahia, përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje prokurorisë  të kryejë hetime urgjente për të këtë ngjarje.

Më tej, Spahia akuzon qeverinë se ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Reagimi i plotë:

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme.

Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona.

Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!

Pas