Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali seksual në shkollën e muzikës në Fier, PD: Të shkarkohet Shahini

2020/02/26 at 3:41 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali seksual në shkollën e muzikës në Fier, PD: Të shkarkohet Shahini

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me abuzimin seksual të mësuesve më nxënëset në shkollën e mesme artistike të Fierit, të publikuar nga emisioni investigativ “STOP”. Ish-deputetja e PD Oriola Pampuri tha sot se Ministrja e Arsimit Besa Shahini duhet të ishte shkarkuar.


Sipas Pampurit, ky rast i rëndë nxjerr një nga problemet më të thella dhe më të rënda të shoqërisë dhe të sistemit arsimor. Ish-deputetja tha se shkolla po humbet rolin edukativ, mësimor dhe mësuesi nuk po shihet më si model për shoqërinë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Emisioni investigativ “Stop” ka treguar para shqiptarëve me një seri denoncimesh të abuzimit seksual me fëmijët në shkollën e muzikës në Fier se sistemi arsimor është degraduar nga politizimi dhe paprekshmëria e militantëve të partisë në pushtet.

Rasti i shkollës në Fier zbuloi një rrjet mësuesish dhe drejtuesish të shkollës, që ishin në dijeni të abuzimit seksual me vajzat e mitura nga mësuesit e shkollës dhe heshtnin. Sepse drejtoresha e shkollës, një militante politike, e emëruar nga partia socialiste, ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues.

Ky rast i rëndë, i denoncuar nga emisioni investigativ Stop, duke mos qenë një rast i veçuar, nxjerr një nga problemet më të thella dhe më të rënda të shoqërisë – me politizimin kapilar të sistemit arsimor, shkolla po humbet rolin edukativ, mësimor dhe mësuesi nuk po shihet më si model për shoqërinë.

Rasti i abuzimit seksual në bashkëpunim në shkollën e muzikës në Fier, heshtja e qeverisë duke mos e dënuar këtë ngjarje të tmerrshme, akuzat e Ministres së Arsimit ndaj denoncuesve të skandalit janë tregues të drejtpërdrejtë se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat dhe, për shkak të emërimeve partiake, i fsheh problemet.

Në papërgjegjshmëri politike dhe njerëzore, Ministrja doli në krah të abuzuesve dhe sulmoi denoncuesit, duke përforcuar dyshimet se ka qenë në dijeni të ngjarjeve dhe ka fshehur të vërtetën.

Rasti i abuzimit seksual nga mësuesit me fëmijët në shkolla apo keqtrajtimit të tyre nuk është rast i izoluar. Por edhe sikur të ishte një i vetëm, Ministrja e Arsimit duhet të ishte shkarkuar. Jo pse nuk mundi të parandalojë një skandal të tillë, por se e fshehu atë dhe sot akoma nuk ka asnjë qëndrim që të tregojë distancim nga abuzuesit në shkolla, militantë të partisë në pushtet.

Partia Demokratike e kërkon shkarkimin e Besa Shahinit në mbrojtje të fëmijëve, për t’u bërë zëri i çdo vajze dhe i çdo djali të mitur që ngacmohet në shkollë nga mësuesit, i çdo fëmije dhe prindërve të tyre, që nuk gjejnë siguri dhe mbështetje nga drejtuesit partiakë të shkollave.

Ajo që ka ndodhur në Fier mund ta shohim edhe në filma, siç thotë njëra nga ministret e Edi Ramës, port ë paktën në filma, dikush mban përgjegjësi. Ndërsa në filmin horror të rilindjes së Edi Ramës, abuzuesit e fëmijëve, drejtuesit që i fshehin këto ngjarje të rënda, mbrohen nga Ministrja e Arsimit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha

Meta: Koha për referendum të ri

“Mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë”, Meta thirrje qytetarëve

Koronavirus, si të bësh dezinfektues në kushte shtëpie

Koronavirus, si të bësh dezinfektues në kushte shtëpie
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}