Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka mbajtur fjalën e saj në kongresin e Partisë Socialiste që ka çelur sot dyert. Kryefjala e fjalimit të saj ishte ‘feminizmi’ dhe ‘kultura patriarkale’.
Sipas Shahinit, për kulturën e patriarkale në Shqipëri por edhe në botë një pjesë të madhe të fajit e ka “media patriarkale”.
Ajo iu kthye edhe njëherë rastit të fundit të skandalit seksual të zbuluar në gjimnazin e Fierit, ku asaj iu kërkua të jepte dorëheqjen. Por Shahini tha se për këtë rast fajin e kanë “mediat patriarkale që po e ngufasin” sipas saj dhunën ndaj femrave.
Këto “media patriarkale me burra që spekulojnë me javë duke zbardhur identitetin e viktimave” janë sipas ministres Shahini problemi pse ndodhin raste skandaloze si ai në Fier ku një pjesë e madhe e stafit pedagogjik të shkollës kishin krijuar një rrjet abuzuesit me nxënëset minorene.
Emisioni “STOP” denoncoi disa javë më parë këtë rast, duke nxjerrë me video një nga mësuesit që përpiqej të abuzonte me një nga nxënëset por edhe dëshmitë të tjera të nxënësve që zbuluan skandalin që vijonte prej kohësh në atë institucion arsimor.
“Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë. Vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision”, tha ministrja Shahini në fjalën e saj.
Pa treguar kurrfarë keqardhjeje për abuzimin e zbuluar ajo drejtoi gishtin nga media e cila në fakt zbuloi dhe denoncoi këtë rast por kurrë nuk zbuloi identitetin e viktimës por vetëm të abuzuesve duke i diskretituar ata publikisht.
Në një reagim të mëparshëm për rastin në fjalë, ministrja tha se të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal janë shkarkuar dhe po ndiqen penalisht por në reagimin e saj nuk përmendej përgjegjësi për mekanizimin parandalues i cili megjithëse ministrja thoshte se është “kyç”, nuk kishte funskionuar për një kohë të gjatë për këtë shkollë.
Shahini nuk u ndal vetëm në këtë rast gjatë fjalimit të saj. Ajo tha se arsimi në shqipëri ka bërë hapa përpara dhe se “Shqipëria po del nga viti në vit më mirë në testet ndërkombëtare dhe se vajzat po dalin më mirë nga djemtë”.
Në fakt rezultatet e testit të PISA-s këtë vit ishin shenja për këmbana alarmi. Rezultatet e PISA 2018 për herë të parë nuk tregojnë ndonjë përmirësim të dukshëm nga cikli pararendës. Dallimet e PISA 2018 nga PISA 2015 nuk janë statistikisht domethënëse, edhe pse ka pasur ulje në matematike dhe rritje në shkencë. Në raportin përfundimtar të 2018 Shqipëria përmendet pozitivisht sa i përket masivizimit të pjesëmarrjes në shkolla por duket se kjo reformë (e ndëmarrë prej vitit 2007) e ka dhënë maksimumin e saj duke bërë që kurba e rezultateve të mos jetë më në rritje por të përkulet drejt rënies. Pra duke qenë se pjesëmarrja në shkolla është rritur ndjeshëm dhe rezultatet nuk kanë pësuar rritje, madje në letërsi ato janë në nivele problematike sipas raportit, ku gjimnazistët shqiptarë ishin në nivelet e pragut të kalueshmërisë. /Opinion.al