Pak ditë më parë emisioni “STOP” publikoi videon e pedagogut të universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje dhe në këmbim do e ndihmonte në provimet ku ajo ishte mbetëse.
Pas publikimit të kësaj videoje, policia arrestoi pedagogun Himçi i cili u gjykua për akuzat e ngritura ndaj tij.
Ndërkohë, sipas “BalkanWeb” çështja e pedagogut të Elbasanit i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kujtojmë që më herët gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me 10 ditë, por gjatë seancës së sotme, gjyqtari vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në “burg pa afat”./ Opinion.al E.Xh.