Politikë

Skandali në Unazën e Re/ PD: Ata që firmosën drejtojnë fushatën e PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 01/11/20 |
Opi Nion

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar sot se projekti i Unazës së Madhe është një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë aktuale.

Ajo u shpreh se për të fshehur aferën e vjedhjes 20 milion euro për kilometër në Unazën e Madhe, kryeministri ka nxjerrë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj për të njoftuar shtyrjen e projektit.

Zhupa, gjithashtu denoncon se edhe pse është vërtetuar falsifikimi dhe shkeljet e rënda që janë bërë me dhënien e këtyre tenderave, askush nga zyrtarët që firmosën procedurat nuk është dënuar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

Projekti i Unazës së Madhe është një nga aferat më të mëdha korruptive për të cilën do të mbahet mend kjo qeveri.

Një qeveri e cila për të vetmen gjë që është shquar dhe është damkosur në çdo raport ndërkombëtar, është pikërisht vjedhje. 20 milion euro ishin planifikuar për një kilometër të kësaj rruge në mes të qytetit, me një kosto totale 40 milion euro pa TVSH.

Sigurisht kishin përzgjedhur ato që përzgjedhin zakonisht, një kompani e regjistruar në parajsë fiskale. Një kompani që nuk dihej kush ishte pronari dhe ende sot nuk i dihet.

Një kompani e cila kishte falsifikuar edhe firmën e sekretarit të shtetit të Delaëer-it, për t’u regjistruar gjoja sikur kishte aktivitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por për të fshehur të gjithën këtë, për të fshehur këtë aferë që tashmë e di çdo qytetar i Tiranës, Edi Rama nxjerr kryebetonierin dhe mashtruesin e bashkisë Tiranë për të shpifur dhe për të thënë të pavërteta për shtyrjen e këtij projekti, e kësaj afere korruptive që kishte përgatitur qeveria Rama.

Ky projekt që ne shikojmë është dëshmia e gjallë se si qeveria ka arritur të pengojë drejtësinë dhe të kapi drejtësinë. Sot që ne flasim edhe pse është vërtetuar falsifikimi, edhe pse është vërtetuar shkeljet e rënda që ishin bërë me dhënien e këtyre tenderave, askush, askush nga kokat e mëdha, askush nga ata që firmosën, askush nga ata që bënë procedurat, askush nga ata që e mbrojnë publikisht, nuk janë dënuar.

Përkundrazi ata janë promovuar, ata drejtojnë fushatën e Partisë Socialiste në qarqe të ndryshme, në Tiranë, në Vlorë ish-drejtori është bërë nënkryetar i bashkisë Vlorë, sepse Rilindja ka këtë model, të promovojë ata që vjedhin më shumë qytetarët shqiptar. Të promovojë ata që fusin duart në taksat tuaja dhe që ju vjedhin çdo ditë. Por mundohet që të gjithë këtë ta fshehi duke bërë kaseta të gatshme propagande dhe duke ja shpërndarë televizioneve për t’u hedhur hi syve.

Mos e harroni është një nga aferat më të mëdha të kësaj qeverie në ikje./ Opinion.al

Pas