Aktualitet

Skandali në Spitalin e Fierit, mjekët në protestë: Audio e manipuluar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 28/05/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme mjekët e spitalit të Fierit kanë dalë në protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre, të cilët u denoncuan për dhunë nga i riu Ardit Klima, në emisionin investigativ “Stop”.

Ata kanë ndalur punën për një orë dhe janë shprehur se audioja e publikuar në media është e manipuluar dhe se prokuroria duhet ta hetoje kete fakt.

Ndërsa njëri prej tyre tregon momentet kur ka hyrë dhe ka parë qytetarin që bërtiste. Sipas tyre nëse kolegët do të pezullohen nga detyra do të japin dorëheqjen.

“Unë si mjeku më i vjetër, prej 38 vitesh pune nuk jam përfolur për dhunë psikologjike dhe fizike. Nuk u kujtova tani unë që jam në prag të pensionit për dhunë fizike. Përmendem: O Luli të njoha. Unë vajta pothuajse në fund të ngjarjes sepse dëgjova ulërima. Kur u futa brenda po ulërinte Arditi. I thashë çfarë ke, qetësohu?  Ngaqë ai nuk më ktheu përgjigje  unë nuk fola më. Kolegët e mi po e mbanin, më pas erdhi policia. Kur u ngrit në këmbë ai tha: Luli të njoha, je çuni i lagjes. Policia erdhi menjëherë dhe e mori. Unë kaq pashë që ai përpiqej të shpëtonte dhe ishte i axhituar”, tha një nga mjekët.

“Ju bëj thirrje ju si media që të sensibilizoni prokurorinë, sepse audio është e manipuluar”, tha një tjetër mjek.

“Nëse kolegët tanë pezullohen, unë i pari do të jap dorëheqjen. Nuk mund të punojmë nën këtë lloj dhune. Nëse shteti na sjell në punë të na dalë për zot”, u shpreh një nga mjekët.

Pas