Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali në SHBA/ DASH urdhëron ambasadorin të mos dëshmojë në Kongres

2019/10/08 at 5:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali në SHBA/ DASH urdhëron ambasadorin të mos dëshmojë në Kongres

Administrata e Presidentit Donald Trump urdhëroi të martën ambasadorin amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, që të mos paraqitet përpara Kongresit për t’u marrë në pyetje lidhur me komunikimet mes zotit Trump dhe zyrtarëve ukrainas që janë bërë shkak për një hetim për shkarkimin e presidentit.

Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kishin planifikuar të merrnin në pyetje të martën në mëngjes zotin Sondland në seanca me dyer të mbylluara. Por avokati i zotit Sondland tha se një urdhër i Departamentit të Shtetit e detyroi klientin e tij të mos paraqitej.

“Ai është ambasador në detyrë dhe punonjës i Departamentit të Shtetit dhe duhet të zbatojë urdhrin e tyre”, tha avokati i tij Robert Luskin.

Seanca me dyer të mbyllura ishte pjesë e hetimit për ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Trump.

Në një reagim kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Schiff tha se Departamenti i Shtetit nuk po i jep Kongresit mesazhet e ambasadorit amerikan në Bashkimin Evropian që siç tha ai janë të rëndësishme për hetimin.

“Kongresi jo vetëm që po privohet nga dëshmia e tij, por ne jemi gjithashtu në dijeni se ambasadori ka mesazhe telefonike dhe emaile në një pajisje personale, që i është dhënë Departamentit të Shtetit, megjithëse ne i kemi kërkuar të na i japë. Departamenti i Shtetit nuk po lejon që ne t’i marrim ato”, u tha Adam Schiff gazetarëve.

“Ato mesazhe janë shumë të rëndësishme për hetimin për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit”, shtoi zoti Schiff.

Në një postim në twitter që pasoi këtë zhvillim presidenti shkruante:

“Do të doja ta dërgoja ambasadorin Sondland për të dëshmuar, një njeri me të vërtetë të mirë dhe amerikan i madh, por për fat të keq ai do të dëshmonte përpara një gjykate krejtësisht të kompromentuar, që injoron standardet e drejtësisë e të ligjit, ku të drejtat e republikanëve janë hequr dhe ku faktet nuk lejohen për publikun”.

Të hënën Presidenti Trump e kritikoi sërisht hetimin duke e quajtur “një skemë mashtruese” të demokratëve, të cilët siç tha, nuk duan që ai të fitojë një mandat të dytë si president.

Zoti Sondland është bërë një figurë e rëndësishme e hetimit që po kryen Kongresi, për shkak të përpjekjeve të tij që Ukraina të angazhohej në hetimin e kundërshtarit të mundshëm të zotit Trump në garën presidenciale, ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden.

Sipas ankesës së një informatori, e cila nxiti hetimin ndaj Presidentit, thuhet se një ditë pas bisedës telefonike të zotit Trump me Presidentin e Ukrainës Zelenskiy, zoti Sondland dhe Kurt Volker i cili ishte i dërguar i posaçëm amerikan në Ukrainë, u takua me udhëheqësin e Ukrainës e figura të tjera politike.

Informatori shkruan se sipas bisedave të zbardhura të atyre takimeve e të rrëfyera nga zyrtarë amerikanë “ambasadorët Volker e Sondland i kanë këshilluar udhëheqësit ukrainas se si t’u “qaset” kërkesave që Presidenti i kishte bërë atij.

Duke folur për gazetarët të hënën në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump përsëriti se biseda e tij me zotin Zelenskiy ishte “perfekte”. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, presidenti tha se nuk ndihej i shqetësuar nga njoftimet për një informator të dytë mbi këtë çështje. Zoti Trump tha gjithashtu se telefonata e tij me udhëheqësin e Ukrainës ishte “miqësore” duke shtuar se nuk kishte patur “presion”.

Komisionet e Zbulimit, Punëve të Jashtme dhe Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve që janë në krye të hetimit, kanë zhvilluar seanca dëgjimore dhe kanë bërë kërkesa zyrtare për dokumente nga anëtarët e administratës Trump dhe avokati personal i presidentit, Rudy Giuliani.

Të hënën ata lëshuan një kërkesë të re drejtuar sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper dhe drejtorit në detyrë të zyrës së menaxhimit dhe buxhetit Russell Vought për dorëzimin deri më 15 tetor të dokumenteve në lidhje me vendimin e zotit Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Një pjesë e hetimit përfshin shqyrtimin nëse vendimi i zotit Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën ishte i lidhur me kërkesën e tij për një hetim ndaj Joe Bidenit dhe djalit të tij. Ndërkohë autoritetet në Ukrainë nuk është gjetur asnjë provë për përfshirjen e tyre në korrupsion./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Rrëzohen kërkesat për rinumërim të votave në Kosovë

Rrëzohen kërkesat për rinumërim të votave në Kosovë

Anketa/ Të ardhurat ekonomike dhe arsimi, shkaqet e dhunës ndaj grave

Anketa/ Të ardhurat ekonomike dhe arsimi, shkaqet e dhunës ndaj grave

“E pamundur arritja e një marrëveshje të re për Brexit”

“E pamundur arritja e një marrëveshje të re për Brexit”

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com