Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali në QSUT/Grupi i PD-së shkresë Kuvendit, kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë 

2024/06/26 at 2:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bardhi me tone të larta bllokon foltoren, rrethohet nga Garda! Nikolla: Këto sharjet të janë bërë natyrë e dytë 

Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu një ditë pas ekzekutimit të 7 masave të sigurisë për mjekë të spitalit Onkologjik, pas zbulimit të skandalit ku bluzat e bardha drejtonin pacientët me kancer në QSUT drejt privatit. 


Në shkresën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, Grupi i PD-së shkruan se “korrupsioni galopant të Spitalit Onkologjik, pranë “Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë”, i  kalon përmasat thjeshtë të një abuzimi të disa mjekëve dhe stafit mjekësorë në bashkëpunim me subjekte private të fushës së shëndetësisë.” 

Ndërkohë shprehen se mijëra qytetarëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale në vend që të gjenin një trajtim dinjitoz shëndetësor publik, janë përballur me një abuzim çnjerëzor, duke u trajtuar si plackë për përfitime financiare midis stafit shëndetësor, përfshirë dhe drejtuesen e institucionit, dhe klinikave private. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike 

Lënda: Kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Albana Koçiu 

Drejtuar: Znj. Lindita Nikolla Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë 

Këtu, Zonja Nikolla, 

Gjatë ditës së djeshme, opinioni publik shqiptar është përballur me një të vërtetë rrënqethëse dhe shokuese të korrupsionit galopant të Spitalit Onkologjik, pranë “Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë”, e cila kalon përmasat thjeshtë të një abuzimi të disa mjekëve dhe stafit mjekësorë në bashkëpunim me subjekte private të fushës së shëndetësisë. Jeta dhe fati i mijëra qytetarëve shqiptarë të diagnostikuar me sëmundje tumorale, shpesh terminale, në vend që të gjenin një trajtim dinjitoz shëndetësor publik, sikundër është zbardhur nga mediat, në fakt janë përballur me një abuzim c’njerzor, duke u trajtuar si plackë për përfitime financiare midis stafit shëndetësor, përfshirë dhe drejtuesen e institucionit, dhe klinikave private. 

Duke iu referuar burimeve të medias, të cilët kanë zbardhur pjesë nga hetimi paraprak i Prokurorisë së Tiranës dhe fill pas njoftimit të kësaj të fundit për kërkesën për masë sigurie të së paku 8 personave të përfshirë, opinioni publik mbarë-kombëtar iu dëshmua një pjesë e skemës korruptive dhe abuzive që institucionet publike sic është Spitali Onkologjik veprojnë në kurriz të jetës së qytetarëve. Ndërkohë që gjithë sistemi i Shëndetësisë tashmë prej 11 vite keqqeverisje në vend, përballet me abuzime të njëpasnjëshme duke ofruar një shërbim shëndetësor me kosto të rritura për qytetarët dhe aspak pranë nevojave të tyre. 

Është e paprecedentë dhe fyese për qytetarët shqiptar që përgjegjësia të kufizohet vetëm ndaj disa mjekë abuzues, ndërkohë që ky nuk është një rast sporadik dhe i izoluar i korrupsionit pranë Onkologjikut. Prej disa vitesh tashmë media, qytetarë, profesionistë përfshirë edhe mjekë kurajozë kanë ngritur zërin për abuzime të vazhdueshme për barnat e parimbursueshme, për mjekime që nuk ofroheshin, për trajtimin me rreze që deklarohej jashtë funksioni. 

Prandaj kjo përgjegjësi jo vetëm morale por adminsitrative dhe ekzekutive në fakt përfshin në mënyrë të drejtëpërdrejtë vetë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale. Është vetë Ministria që duhet dhe mund të kishte vepruar në kohë pas dhjetra e qindra denoncimesh për abuzime ndër vite. Janë titullarët ndër vite të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, që duhet të kishin vepruar në kohë, për të ndaluar abuzimet ndaj jetës dhe shëndetit që qindra apo mijëra pacientë të Onkologjikut janë përballur cdo vit, në duart e një grupi të korruptuarish dhe abuzuesish për qëllime përfitimi financiar. 

Prandaj dhe sot, qytetarëve shqiptarë nuk mund ti ofrohet thjeshtë një deklaratë publike shfajësimi por përballje të përgjegjësive të drejtëpërdrejta që mbart Ministria e Shëndetësisë për rastin në fjalë, duke e nisur nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet kësaj kërkese për interpelancë, dhe duke inkurajuar organin e akuzës për të hetuar mbi mundësinë e përgjegjësive të tjera përfshirë dhe penale. 

Në këtë kontekst, kërkesa jonë për interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale është domosdoshmëri që vjen nga vullneti i opinionit publik dhe qytetarëve për këtë rast të paprecedentë që kërkon mbatje përgjegjësie të plotë nga institucionet përgjegjëse. Ndaj dhe bazuar në nenin 80, pika 1 e Kushtetutës dhe të nenit 96 pika 1 dhe 2 dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë interpelancë urgjente me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Albana Koçiu. 



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
Emrat/Sherr mes të dënuarve në burgun grek, vritet shqiptari, plagoset një tjetër 

Emrat/Sherr mes të dënuarve në burgun grek, vritet shqiptari, plagoset një tjetër 

“Nëse Berishës do t’i hiqet mandati… ”, Bardhi: Reforma Zgjedhorë është bllokuar nga mazhoranca 

“Nëse Berishës do t’i hiqet mandati… ”, Bardhi: Reforma Zgjedhorë është bllokuar nga mazhoranca 

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame paraqitet në SPAK
















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com