Policia e Lushnjës vuri në pranga një 44 vjecar nga fshati Halilaj pasi ushtronte dhunë ndaj babait të tij.
Policia sqaron se Ilir Haka ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit U.H, 82 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.