Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali në kombëtaren e femrave në Spanjë, shkarkohet trajneri

2023/09/05 at 5:08 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali në kombëtaren e femrave në Spanjë, shkarkohet trajneri

Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) e ka shkarkuar të martën Joge Vildan, trajnerin e ekipit kombëtar të grave që e fitoi Kupën e Botës, disa ditë pasi ai e duartrokiti një fjalim kontrovers të shefit të futbollit spanjoll Luis Rubiales rreth puthjes me forcë të futbollistes Jenni Hermoso.

Një bord i ri i formuar pas pezullimit të Rubiales nga FIFA mori vendim për t’ia ndërprerë kontratën trajnerit Vilda, i cili vlerësohet si aleat i ngushtë i Rubiales, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

FIFA, shtëpia e futbollit botëror, e pezulloi Rubialesin më 26 gusht, pasi ai e puthi me forcë në buzë Hermoson, gjatë ceremonisë së trofeut kur kombëtarja e grave e Spanjës e fitoi Kupën e Botës më 20 gusht.

Të premten, Vilda e duartrokiti shefin e futbollit Rubiales pas një fjalimi gjatë të cilit ai nuk pranoi të japë dorëheqje dhe e përshkroi puthjen si një veprim “të lirë, të ndërsjellë dhe konsensual”.

Duke iu drejtuar Vildas, Rubiales e quajti atë si trajnerin më të mirë në futbollin e grave dhe i ofroi kontratë të re katërvjeçare me pagë vjetore prej 500.000 eurove.

Por, një ditë më vonë, Vilda ndryshoi qëndrim dhe e kritikoi Rubialesin përmes një komunikate për media, megjithëse nuk bëri thirrje për dorëheqjen e tij.

Hermoso, ndërkohë, tha disa ditë pas incidentit se u ndje sikur u sulmua nga shefi i futbollit spanjoll.

“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale më 25 gusht.

Unioni i futbollisteve, Futpro, Hermoso dhe 80 futbolliste të tjera kanë thënë se nuk do të pranojnë të luajnë më për Spanjën “nëse federata vazhdon ta ketë udhëheqësin e njëjtë”.

Rubiales ka qëndruar i palëkundur në refuzimin e tij për të dhënë dorëheqje nga posti “për shkak të një puthjeje paksa konsensuale”.

Rubiales është duke u hetuar edhe nga Gjykata Sportive e Spanjës./ REL

Ju sugjerojmë

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët
Bota

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët

30 Maj, 2025 2:31 pm
Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë
Rajoni

Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë

30 Maj, 2025 2:25 pm
Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar
Aktualitet

Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar

30 Maj, 2025 2:21 pm
Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord
Sport

Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord

30 Maj, 2025 2:03 pm
Rritet hapësira publike në plazhe
Aktualitet

Rritet hapësira publike në plazhe

30 Maj, 2025 2:02 pm
Carbone: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare për të…
Aktualitet

Carbone: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare për të…

30 Maj, 2025 1:44 pm
Ish-shefi i CIA zbulon shtetin evropian të radhës që Rusia do të sulmojë
Bota

Ish-shefi i CIA zbulon shtetin evropian të radhës që Rusia do të sulmojë

30 Maj, 2025 1:43 pm
Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën përfundimtare të lojtarëve
Kryesore

Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën përfundimtare të lojtarëve

30 Maj, 2025 1:26 pm
Bloomberg: Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim
Aktualitet

Bloomberg: Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

30 Maj, 2025 1:25 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen

30 Maj, 2025 1:12 pm
Para
Përmbytje dhe furtunë në Greqi. Uji merr para makinat, 1 viktimë dhe 1 i zhdukur (Video)

Përmbytje dhe furtunë në Greqi. Uji merr para makinat, 1 viktimë dhe 1 i zhdukur (Video)

VIDEO/ Basketbollisti serb heq veshkën pas goditjes me bërryl nga kundërshtari

VIDEO/ Basketbollisti serb heq veshkën pas goditjes me bërryl nga kundërshtari

Putin:Perëndimi vuri një hebre në krye të Ukrainës për të mbuluar glorifikimin e nazizmit

Putin:Perëndimi vuri një hebre në krye të Ukrainës për të mbuluar glorifikimin e nazizmit

TE FUNDIT

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët
30 Maj, 2025

Për shkencëtarët, ndryshimi i klimës mund të jetë një ndër faktorët, pasi fshati zviceran Blatten u rrafshua pjesërisht pas rënies...

Lexo më shumë

Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë

Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë
30 Maj, 2025

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën...

Lexo më shumë

Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar

Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar
30 Maj, 2025

Plagoset një 40 vjeçar teksa ishte duke punuar në minierën e Martaneshit në Bulqizë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur dje,...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord

Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord
30 Maj, 2025

Massimiliano Allegrit rikthehet zyrtarisht te Milani. Trajneri toskan merr detyrën pas Sergio Conceiçao i cili u largua nga kuqezinjtë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com