Në prill ajo priste drejtësinë! Gjithçka që ishte pjesë e një sherri për pronën ishte shpërndarë në disa padi dhe kallëzime që lidheshin që me dhunë në familje, dy padi, e deri te tjetërsim prone. E zonja e shtëpisë, që i bie të ishte vjehrra e personazhit që tronditi sistemin e drejtësisë, ishte nxjerrë nga banesa e saj në të cilën kishte qenë pronare dhe nusja që tashmë është vetëm nëna e nipit dhe mbesës së saj, bënte me dije publikisht që në fakt ishvjehrra nuk ishte pronare e asaj shtëpie.
Shekulli shkruan sot se sherri për pronën që kishte mbërthyer familjen Makri në lagjen “11 Janari” ka mbërritur deri në Tiranë, në fakt në një mënyrë të tërthortë. Ka qenë një i afërt i familjes Makri, kushëri i vjehrrës së Rudina Islamajt, 38-vjeçares që incizoi dhe publikoi skandalin seksual të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi, që ka kërkuar të nxjerrë nga shtëpia kushërirën e tij që e kishin përzënë djali Mihaili dhe nusja Rudina. Në përballjen e çuditshme mes dy kushërinjve që e konsideronin veten motër dhe vëlla, meqë gruaja, ish-vjehrra ishte rritur jetime, u mësua se Rudina e kishte rrahur atë, e cila e demonstroi me foto në emisionin televiziv “Shihemi në gjyq”. Ndërsa Rudina përherë të parë bën publike historinë e vet, ndërkohë që tregonte publikisht se kishte hapur një sërë procesesh gjyqësore dhe se do të përgjigjeshin të gjithë para drejtësisë, pikërisht para kësaj drejtësie që do të vihej nga një Gjykatë që drejtohej nga Guximtar Boçi, gjyqtari që tashmë është pezulluar dhe është vënë hetim edhe nga ana e Prokurorisë. Dita e djeshme, pas transmetimit materialit audio, ka pasur shumë zhvillime, ndërsa për disa orë me radhë gruaja-denoncuese ka dhënë shpjegime të hollësishme në lidhje me gjithë përplasjen që ka pasur me kryegjyqtarin Boçi në lidhje me favoret seksuale. Edhe pse ende nuk është ngritur një akuzë konkrete ndaj gjyqtarit, mësohet se çështja e gruas është humbur në të dy shkallët e para të gjyqësorit dhe tashmë gjendet në Gjykatën e Lartë dhe prej këtu pritet një tjetër vendim që ka të bëjë pikërisht me pronën-shtëpi që Rudina pretendon që ka pjesë për hir të fëmijëve të saj.
*Çështja gjyqësore*
Sipas të dhënave mësohet se Rudina Islamaj ka hapur proces gjyqësor për të përfituar në pronën e përbashkët që ka pasur me bashkëshortin e saj
dhe njëherësh babanë e dy fëmijëve. Gruaja në gjykatë ka kërkuar t`i njihet pronësia për shkak të dy fëmijëve dhe çështja ka përfunduar në disfavorin e saj edhe pse nuk dihet nëse kryegjyqtari ka ndikuar që gruaja të mos fitonte atë çështje dhe deri më tani nuk është provuar. Tashmë i duhet KLD-së të punojë për të sqaruar rrethanat në të cilat ka vepruar gjyqtari ndërkohë që ende nuk dihet se sa procese gjyqësore janë të hapura në atë familje për çështje pronësie dhe dhune. Kështu në “Shihemi në gjyq”, Merushe Makri tregoi se ish-nusja e djalit, ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të Gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë. Gruaja e moshuar tregon se si nusja me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Po ashtu mësohet se ajo mori urdhër mbrojtje dhe madje kishte ngritur padi për ushtrim dhune edhe ndaj ish-vjehrrës. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjykatës, u saktësua se krejt papritur nusja e fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit. “Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit”.
*Materiali audio që tronditi **sistemin e drejtësisë*
U fol prej disa kohësh që ekzistonte një material që implikonte një tjetër gjyqtar në një aferë seksuale, por nuk u bë me dije se kur do të shfaqej dhe se kush e kishte materialin. Dy ditë më parë ky material që është realizuar nga Rudina Islamaj u transmetuar duke bërë të mundur shkarkimin e menjëhershëm të kryegjyqtarit të Gjirokastrës dhe më pas edhe hetimet në lidhje me këtë rast. Por gjithçka që ka të bëjë me këtë çështje është mësuar pak më vonë kur në “Opinion” përballen dy protagonistët e publikimit të historisë së familjes Makri, ku pretendimet për shtëpinë kanë çuar në disa padi dhe kundër-padi brenda familjes. Tashmë do të jetë prokuroria e Krimeve të Rënda që do të sigurojë edhe dëshminë e vet gjyqtarit Guximtar Boçi, ndërkohë që ndaj tij ende nuk është ngritur një akuzë konkrete, pasi materiali është i gjithi audio dhe jo edhe video. Pritet në ditët në vazhdim të hidhet dritë mbi abuzimet e kryegjyqtarit të shkarkuar tashmë!
*KLD, 14 vota pro **shkarkimit të **Guximtar Boçit!*
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar ditën e djeshme kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, një ditë pas skandalit seksual
që u transmetua në “Stop”. Guximtar Boçi i kishte kërkuar favore seksuale një gruaje që ishte paraqitur në gjykatë për një çështje
pronësie.
*“Denoncova kur mësova se s’do më linin as pension për fëmijët”*
Për disa orë prokurorët e Krimeve të Rënda kanë ikur nga Tirana në Gjirokastër dhe kanë marrë në pyetje 38-vjeçaren që denoncoi kryetarin e
gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin. Hetuesit e kësaj e kësaj çështjeje udhëtuan drejt Gjirokastrës ku jeton gruaja e divorcuar.
Fillimisht ajo u ka shpjeguar hetuesve se si një kontratë fiktive që kalonte shtëpinë tek ishvjehrra u bë shkak që pas divorcit ajo të dilte
jashtë. Burime nga grupi i hetimit thanë se 38-vjeçarja ka këmbëngulur në variantin e saj, se kreu i gjykatës i ka kërkuar vazhdimisht favore
seksuale, duke i premtuar se do të ndërhynte për të zgjidhur çështjen e pronësisë në favor të saj. Sipas dëshmisë së dhënë nga denoncuesja, Boçi
e ka orientuar të paguajë lekë për të fituar çështjen. Ajo thotë se vendosi të regjistrojë takimet me kreun e gjykatës pas humbjes së
çështjes në Shkallën e Parë me vendim të gjykatëses, Blerta Çibuku. Nëna e dy fëmijëve ka thë- në para prokurorëve se Boçi kishte marrë përsipër
ta ndihmonte edhe kur çështja ndodhej në Apel. Por edhe Gjykata e Apelit i dha të drejtë ish-vjehrrës së saj dhe çështja shkoi në Gjykatën e
Lartë. Në qershor të këtij viti edhe kjo gjykatë vendosi të mos e pranojë ankimin. Ajo ka pranuar se gjithçka e ka fillesën në momentin e
nisjes së procedurave të divorcit me bashkëshortin e saj, Mihailin, duke iu drejtuar gjykatës për ndarjen e pasurisë, pasi kishte nën kujdestari
dy fëmijë të vegjël.
Në gjykatë, Rudina Islamaj ka kërkuar të shpallë të pavlefshme kontratën fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit bërë vite më parë. Por, për këtë padi ish-vjehrra e ka kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së nuses. Për këtë fakt, 38-vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Gjykatës, Guximtar Boçi, për ta ndihmuar. Sipas dëshmisë së saj, kryetari veç orientimit për të paguar lekë, i ka kërkuar edhe favore seksuale në çdo takim. Ajo ka thënë se pas vendimit të shkallës së parë të gjyqtares Blerta Çibuku, e cila është shprehur në favor të ish-vjehrrës së dëmtuar, ajo kishte vendosur të regjistronte bisedat gjatë takimeve. Para hetuesve nëna e dy fëmijëve, ka treguar se biseda është regjistruar kur dosja ndodhej në Gjykatën e Apelit, ku Boçi kërkonte vazhdimisht favore seksuale që ta ndihmonte. Më pas, edhe Gjykata e Apelit i kishte dhënë të drejtë ish-vjehrrës duke bërë që e dëmtuara të shpresonte në vendimin e gjykatës së Lartë. Në qershor të këtij viti, në dhomën e Këshillimit tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kishin vendos mos pranimin e ankimit të bërë nga e dëmtuara edhe pse Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës ia kishte marrë përsipër për ta ndihmuar. Por pas këtij vendimi, nëna e 2 fëmijëve kishte mbetur pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët, duke bërë që të kërkoi ndihmë pranë tek emisioni “STOP” për të publikuar audio-përgjimet dhe kërcënimet e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, ndaj të cilit kanë nisur hetimet dhe është pezulluar nga detyra. Rudina mësohet se ua ka bërë të qartë hetuesve se kishte vendosur të ndërmerrte hapin e publikimit të gjithë incizimeve pikërisht në kohën kur ajo pa që nuk do t`i jepej as pension për fëmijët jo më shtëpi. Do të jenë Krimet e Rënda që do të hedhin dritë mbi gjithçka ka ndodhur në atë çështje ku janë të implikuar jo pak persona, deri te gjyqtari që do të drejtonte trupën në Apel!