Nxënësit e shkollës së mesme “Thaskal Todri” në Elbasan denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan, se mësuesja e fizikës Rajmonda Stringa ju ul vlerësimin, me qëllim që t’i marrë nxënësit në kurse private në shtëpinë e saj me 5 mijë lekë të vjetra ora.
Në fakt kamera e “Stop” filmoi tre grupe nxënësish, që hynin si “ilegalët” në shtëpinë e mësuese Rajmondës dhe më pas sjellim një orë mësimi në kushte shtëpie…!!!
Nxënësja ka folur me kurriz, pasi do të penalizohet nëse do e marrin vesh kush është dhe në disa lëndë të tjera nuk ka shkuar në kurse dhe i kanë marrë “shpirtin” në shkollë, i kanë ulur notën dhe është detyruar të paguajë 5 mijë lek për të marrë notën.