Një ndër akuzat më të drejtpërdrejta që deputetja Albana Vokshi i ka drejtuar Ministrit të Shëndetësisë në emisionin “Opinion” më 28 Tetor, lidhet me favorizmin e disa kompanive përfituese nga tenderat e barnave. Ajo i cilësoi këto kompani si sponsora të qeverisë, që kishin përfituar vlerat më të mëdha të tenderave të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e barnave. Vokshi pohoi se dispononte edhe listën e kompanive përfituese të tenderave, të cilën Opinion.al, do ta publikojë pas pak.