Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

2025/07/02 at 8:45 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE.


Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para. Kryeministri Mitsotakis është në defensivë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar:

“Kemi dështuar”, shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND).

Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro.

Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësit të tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis, që njihet edhe si jurist i zoti, sapo ishte bërë ministër i Migracionit në mars të këtij viti.
Të premten e kaluar (27 qershor 2025) ai dha dorëheqjen për të “mbrojtur pafajësinë e tij”. Tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, dhanë po ashtu dorëheqjen.

Një skandal i ditur prej kohësh

Në fakt skandali i Opekepe-s dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk ndërmori asnjë veprim – deri javën e kaluar, kur EPPO ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me përfshirjen e supozuar të ministrave në aktivitete kriminale.

Që prej një jave deputetët grekë kanë mundësinë të shohin dosjen e Prokurorisë Europiane, e cila megjithatë nuk lejohet të publikohet.

Dosja prej 3.000 faqesh përshkruan një “organizatë kriminale”, të përbërë nga zyrtarë të Opekepe si dhe deputetë dhe individë, që kanë marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga BE. Dosja përshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht në Kretë.

Megjithë ndalimin e botimit, ditët e fundit në gazetat greke mund të lexoheshin dialogë brizantë të zyrtarëve të partisë në pushtet, që mund kishin dalë edhe nga një film mafioz. Për sa kohë është në fuqi ndalimi i publikimit, vertetësia e dialogëve nuk mund të provohet.

Por Mitsotakis nuk duket se e vë në dyshim vërtetësinë e tyre. “Dialogët, që po dalin në dritë, po shkaktojnë indinjatë dhe zemërim”, shkroi ai në facebook, duke shtuar se kujtdo, që ka marrë në mënyrë të paautorizuar fonde evropiane, do t’i kërkohet t’i kthejë ato. Ai njoftoi gjithashtu mbylljen e agjencisë Opekepe në fund të vitit.

Mitsotakis nën presion

Kryeministri grek përpiqet ta paraqesë veten si reformator dhe luftëtar kundër korrupsionit dhe paaftësisë së sistemit politik grek.

Por mbetet për t’u parë, nëse qytetarët do ta besojnë. Shumë skandale hedhin hije mbi mandatin e tij, si afera e përgjimeve, mbytja fatale e anijes pranë Pilos dhe mbi të gjitha aksidenti hekurudhor pranë Tempit.

Ai përherë ka premtuar hetim të plotë dhe pasoja për përgjegjësit. Por deri tani Greqia ka pritur më kot. Për këtë arsye në çdo sondazh që nga fillimi i vitit, mbi 70 përqind e popullsisë e akuzon qeverinë për mbulim të ngjarjeve.

Ministri i ri i Migracionit mbështet një kurs edhe më të ashpër

Kryeministri Mitsotakis po përballet sërish me një krizë dhe po përpiqet ta kapërcejë atë sa më parë të jetë e mundur. Edhe përmes një mesazhi politik, që po i dërgon opinionit gjithnjë e më konservator dhe krahut të djathtë të partisë së tij, që s’është gjithmonë i kënaqur me politikat e tij.

Që në fundjavë ai zëvendësoi ministrin e dorëhequr të Migracionit, Makis Voridis, me Thanos Plevris.

Plevris, që ashtu si Voridis vjen nga partia e djathtë ekstreme Laos, është i vetmi deputet nga Demokracia e Re konservatore, që ka një qëndrim edhe më të ashpër në politikën e migracionit se paraardhësi i tij.

Që në vitin 2011 Plevris kishte një ide shumë të qartë për zgjidhjen e problemit të migracionit: përmes masave, që do ta bënin vendin të dukej si “ferr” në sytë e emigrantëve.

Në një konferencë të revistës së djathtë ekstremiste Patria, ai tha në atë kohë se nuk do të kishte siguri kufitare pa viktima. “Siguria kufitare kërkon të vdekur”, tha ai fjalë për fjalë.

Dhe për ata, që arrijnë të kalojnë kufirin grek, ai kishte edhe një propozim: nuk duhet të marrin përfitime sociale, as për të ngrënë, as për të pirë dhe as qasje në kujdesin shëndetësor.

“Duhet ta kenë edhe më keq se në vendet e tyre”, pat thënë ai nën duartrokitjet e publikut. Kanë kaluar pothuajse 15 vjet që atëherë, por Plevris nuk është distancuar kurrë nga e kaluara e tij ksenofobe./DW



Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
















TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com