Aktualitet

Skandali me pasuritë publike, rafineria e Cërrikut  u shkri për skrap


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:31 - 04/11/15 |
b.f

Mund të konsiderohet një skandal per mënyrën se si administrohen pasuritë publike nga qeveritë në Shqipëri. Është fjala për rafinerinë e Cërrikut, për të cilën BIRN investigon një skandal të thellë abuzimi. Rafineria e dhënë me konçension nga qeveria Berisha më vitin 2013, sot është shkrirë e gjitha për skrap. “Kompania Kurum pati premtuar investimin e 48 milionë eurove për ta rivënë në punë rafinerinë, por e shkriu për skrap që në muajin e parë, ndërsa autoritetet thonë se kanë “identifikuar probleme” por nuk kanë marrë masa për të konfiskuar garancinë e koncesionit dhe as për të kërkuar llogari për shkatërrimin e paautorizuar të pronës publike, bën të ditur BIRN, qe sjell edhe foto te kesaj rafinerie. Sipas raportit të KLSH, e gjithë rafineria, sipas librave të kompanisë, kishte 5,339.8 tonë skrap hekur dhe se shkrirja e rafinerisë për skrap u krye pa lejen e Ministrisë dhe dukshëm në shkelje të kontratës.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas