Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali me ndërtimet, firma me xhiro “zero” i bashkohen tregut miliona dollarësh

2018/02/13 at 11:15 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me ndërtimet, firma me xhiro “zero” i bashkohen tregut miliona dollarësh

Në Tiranë ka filluar një valë e re ndërtimesh, ku krahas firmave të mëdha, kanë dalë në skenë dhe kompani të vogla, të panjohura, të cilat sipas bilanceve zyrtare së paku tre vitet e fundit kanë deklaruar të ardhura minimale ose zero. Monitor ka identifikuar disa prej tyre, nga një vëzhgim që ka bërë në terren, po për arsye etike nuk e publikon emrat e plotë të firmave. Në rrugën e Kosovarëve, firma D… sapo ka nisur punimet për ndërtimin e një pallati 12 katësh dhe dy kate nëntokë. Firma në fjalë është investitor dhe ndërtues njëkohësisht, sipas tabelës së vendosur në rrethimin e ndërtimit. Sipas ekstraktit në QKB ajo është krijuar në vitin 2009. Të ardhurat e deklaruara të firmës gjatë 2016-s janë vetëm 28 mijë euro. Të kontaktuar si të interesuar për të blerë një apartament, çmimi që jepnin ndërtuesit ishte 1800 euro për metër katror (në gropë), duke e justifikuar atë me cilësinë e lartë të punimeve. Disa muaj më parë, në të njëjtën zonë, apartamentet shiteshin me 1700 euro/m2.


Pranë stadiumit Dinamo, në një tjetër kantier ndërtimi punimet kanë arritur në katin e tretë. Çmimi për metër katror ishte 1800 euro/m2. Një vit më parë çmimet në të njëjtën zonë ishin 1700 euro për metër katror. Sipas ekstraktit të publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma e ndërtimit (G..I..) ka deklaruar të ardhura zero prej tre vitesh, deri në 2016-n. Shpesh në projekte të ndërtimit, investitori dhe firma zbatuese e projektit janë të ndryshme. Sipas zotit Hajredin Fratari është e vështirë që të identifikosh se kush është investitori në një projekt ndërtimi. Një tjetër ndërtues që operon që prej vitit 1992 në Tiranë, Sokol Kika, i Kika Construction tha për “Monitor” që ndër rreziqet që po përballet sektori i ndërtimit  është  hyrja në treg e kompanive që nuk kanë ekspertizë në fushën e ndërtimit dhe atyre që kanë ndërtuar dikur po nuk kanë likuiditete aktualisht, ndonëse kanë marrë leje ndërtimi.

Vala e re e ndërtimeve, pas çlirimit të lejeve, po risjell fenomenin e kleringut, teksa shumë firma, që kishin kohë pa aktivitet, nuk kanë likuiditetin e nevojshëm për të ndërtuar. Nga ana tjetër, ka firma pa përvojë në ndërtim, por që kanë likuiditete dhe po hynë në këtë sektor, duke përbërë sërish një rrezik. “Ajo që unë kam më tepër shqetësim janë aktorët e mundshëm në treg që mund të jenë duke kërkuar leje për momentin. Frika ime është për ndërtuesit që kanë shumë kohë pa ndërtuar, p.sh., kanë ndërtuar para dhjetë vjetësh. Rifutja e tyre me mentalitetin e vjetër, do të sjellë vështirësi në treg. Nuk punohet më me klering apo mënyra të tjera. Duhet të ketë likuiditete shtesë. Ndërkohë, ka edhe kompani që kanë likuiditete, por nuk kanë përvojë në ndërtim. Të dyja i shikoj si rreziqe pasi industria e ndërtimit ka një veçanti. Është një ndërmarrje që duhet të funksionojë me një plan të paktën 3-vjeçar. Pasi një projekt që nga projektimi deri tek regjistrimi zgjat 3 vjet. Duhet të ketë likuiditete të mjaftueshme që t’i përgjigjet kohës”, ka pohuar ndërtuesi Kika në një intervistë të mëparshme për Monitor.

Rikthimi i fenomenit të ndërtimit është shqetësues edhe për zotin Hajredin Fratari. Kompani të vjetra, me liberalizimin e lejeve të ndërtimit, po kërkojnë të hyjnë përsëri në treg edhe pse nuk kanë likuiditete. Një pjesë e kompanive po paguajnë paraprakisht taksën e infrastrukturës me anë të kredive bankare, ndërsa punimet po i bëjnë me klering, nga materialet e lëndëve të para, deri tek punëtoria. Frikë tjetër, që shprehin ndërtuesit është dhe ajo e pastrimit të parave në këtë sektor, që mund të çojë në një rritje artificiale të çmimeve. Në janar, në disa zona të Tiranës u konstatuan shtrenjtim të apartamenteve me 100-250 euro më shumë për metër katror.

Nga ana tjetër kredia për sektorin e ndërtimit u tkurr në vitin që lamë pas, në një tregues që vrulli i ri i ndërtimeve nuk po financohet me kredi bankare. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për sektorin e ndërtimit në fund të dhjetorit 2017 arriti në 46.4 miliardë lekë, me një rënie prej 1.3% me bazë vjetore. Vetëm në kryeqytet, për gjithë 9 mujorin 2017 janë dhënë 167 leje ndërtimi, me një rritje prej 157% në krahasim me 9 muajt e parë të 2016-s, pra pothuajse me një trefishim, (102 leje më shumë)./ Monitor

Etiketa: firmandertimetirane


Ju sugjerojmë

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
Aktualitet

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

10 Tetor, 2025 12:22 pm
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Kronikë

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

10 Tetor, 2025 11:53 am
Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
Aktualitet

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

10 Tetor, 2025 11:44 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

10 Tetor, 2025 11:21 am
Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur
Kryesore

Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur

10 Tetor, 2025 11:03 am
Celibashi: Kemi pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Kemi pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

10 Tetor, 2025 10:50 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Aktualitet

Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar

10 Tetor, 2025 9:23 am
Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, godet rëndë infrastrukturën energjetike
Bota

Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, godet rëndë infrastrukturën energjetike

10 Tetor, 2025 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 10 tetor 2025

10 Tetor, 2025 8:01 am
Para
Deputeti Astrit Veliaj propozon ndarjen e PD-së: Të ikë Basha

Astrit Veliaj drejt Parlamentit, flet dhe për dorëheqjet e grave kandidate

Lotonte gjak, burri e braktis pasi mendonte se ishte shtrigë

Lotonte gjak, burri e braktis pasi mendonte se ishte shtrigë

Zyrtarja e lartë e BE godet fort: Ka hetime por jo dënime për korrupsion. Mjaft u krahasuat me të shkuarën

Zyrtarja e lartë e BE godet fort: Ka hetime por jo dënime për korrupsion. Mjaft u krahasuat me të shkuarën
















TE FUNDIT

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
10 Tetor, 2025

Pak ditë pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjykatësit Astrit Kalaja, një tjetër incident është regjistruar në ambientet e...

Lexo më shumë

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
10 Tetor, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër jep masën e sigurisë "arrest me burg" për Gjovalin Shkambin, i cili deklaroi...

Lexo më shumë

Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025

Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025
10 Tetor, 2025

María Corina Machado, politikania dhe aktivistja nga Venezuela, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqe 2025, për përpjekjet e...

Lexo më shumë

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
10 Tetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj i është përgjigjur interesit të medieve në lidhje me pezullimin nga Gjykata Kushtetuese të dekretit për zgjedhjet e Tiranës më 9...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com