Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Lidhjet me Vilma Nushin, konceisioni i laboratorëve në spitale, pritet ti jepet kompanisë së familjes së Drejtoreshës së Farmaceutikës

2017/04/20 at 5:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ Lidhjet me Vilma Nushin, konceisioni i laboratorëve në spitale, pritet ti jepet kompanisë së familjes së Drejtoreshës së Farmaceutikës

Të tjera hije skandali me sfond lidhjet e pastra klienteliste në pushtet shfaqen në aferat korruptive që kanë mbuluar sektorin publik të shëndetësisë në vitet e fundit.


Sipas dokumenteve të publikuara në portalin Hashtag.al, Shpresa Bello, aktualisht në detyrën e Drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë. mësohet se në katër vitet e fundit ka përfituar miliarda lekë nga konceisionet dhe prokurimet e kryera nga Ministria ku aktualisht është drejtuese e lartë.

Gjithçka falë kompanisë farmaceutike të lidhur me familjen Bello.

Sipas Hashtag.al, kompania ‘Pegasus’ shpk, e cila në ditët në vazhdim pritet të shpallet fituese e koncensionit të laboratorëve aktualisht është në pronësi 100% të shtetasit Janis Karathanos.

Por më herët, po sipas Hashtag.al dhe një dokumenti që ky portal ka siguruar, “Pegasus” Sh.p.k, ka pasur si drejtuese shtetasen, Nazife Bello.

Nazife Bello sipas të dhënave të siguruara është mamaja e znj. Shpresa Bello, aktualisht Drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vitin 2013, kompania “Pegasus” e ka shpërblyer znj. Bello me një bonus prej 114 mijë eurosh, për punën e mirë që ajo ka bërë në krye të kompanisë.

Por ajo që të bën përshtypje në dokumentet e siguruara dhe që përforcon bindjen se kemi të bëjmë me lidhje klienteliste në majat e pushtetit, është fakti se kompania “Pegasus” ku më herët drejtonte shtetasja Nazife Bello, mamaja e Drejtoreshës aktuale të Farmaceutikës në Ministrinë e Shendetësisë znj. Shpresa Bello, ka një bashkëpunim të rëndësishëm me konceisionin e shumëpërfolur të Check-Up-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi.

Po sipas një raporti auditimi të kompanisë ‘Deloitte&Touche’ për koncensionin  e ‘Check-Up’-it, në vitin 2013 kompania ‘Pegasus’ i ka dhuruar znj. Nushi paisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa znj. Nushi në këmbim ka pasur detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duheshin. Ku mësohet se granti i deklaruar midis dy kompanive është rreth 320 mijë dollarë.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm i firmës ‘Pegasus’ është koncensioni 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve.

Ndonëse Qendra e Transfuzionit të Gjakut e ka paraqitur këtë kontratë si një prokurim, përtej kundërshtive të ekspertëve rezulton se marrëveshja në fakt është një kontratë ekskluzive koncensionare 2- vjeçare.

Nga ana tjetër, shqyrtimi prokurimeve publike në vitet 2013-2016, tregon se kompania ‘Pegasus’, e lidhur me drejtoreshën Bello, ka përfituar tendera në vlerën e 3.5 milionë dollarëve nga disa institucione spitalore.

Kush është Shpresa Bello

Shpresa Bello është aktualisht Drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo është vajza e z. Pajtim Bello, ish zv/ ministër i Energjitikës në qeveritë e majta. Mësohet se znj. Bello e ka përfunduar arsimin e lartë për Farmaceutikë në Institucionin e Arsimit të Lartë Jo Publik “
Kristal”, i cili më pas u mbyll për shkak të skandalit me diplomat e falsifikuara. Thuhet se znj. Bello ka dështuar dy herë për të marrë Provimin e Shtetit për të përfituar licencën e farmacistes, por e fitoi këtë licencë pasi u shpall drejtoreshë e Farmaceutikës në vitin 2014, si anëtare e komisionit të Provimit të Shtetit.

dok 1

dok2

dok3

dok4



Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
“21 Janari”/ Blushi: Qeveria ka blerë gjakun e viktimave me para. Gardistin që qëlloi e vuri kryetar partie

Blushi zbulon arsyen pse Meta nuk hyn në koalicion me Ramën

10 truke për një shtëpi që shkëlqen, pastrimet e zgjuara të pranverës

10 truke për një shtëpi që shkëlqen, pastrimet e zgjuara të pranverës

Vriten 19 terroristë, mes tyre një prej liderëve shpirtërorë të ISIS-it

Vriten 19 terroristë, mes tyre një prej liderëve shpirtërorë të ISIS-it
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com