Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i vjedhjes së pasaportave, MPJ tregon çfarë ka ndodhur

2019/02/22 at 6:53 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i vjedhjes së pasaportave, MPJ tregon çfarë ka ndodhur

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pak minuta më parë lidhur mbi skandalin e bllokimit të pasaportave shqiptare në Kakavijë dhe humbjen e 100 prej këtyre pasaportave që po transportoheshin me autobusin e linjës Tiranë-Athinë.

“Në datë 13 shkurt, pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike.

Nisur nga ky fakt autoritetet doganore greke, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, kryen verifikimin e rastit dhe bllokuan pakon me të cilën transportoheshin pasaportat.

Pako me pasaportat shqiptare, u zhbllokua pas verifikimit të tyre dhe takimit të përfaqësuesve të Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Janinë me autoritetet doganore greke. Theksojmë se ngarkesa ka qenë e shoqëruar me një dokumentacion autorizues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, me anë të të cilit autorizohej një punonjëse e Kompanisë “Top Lines” të dorëzonte aplikimet dhe të tërhiqte pasaportat dhe kartat ID pranë Kompanisë ALEAT, për llogari të Ambasadës sonë në Athinë.

Dërgesa i është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Janinë, të cilët kanë proceduar me shoqërimin dhe transportin e tyre drejt Ambasadës së Republikës së Shqipërisë​ në Athinë.”

Sipas MPJ, ky është edhe momenti, kur njëra nga ngarkesat është vjedhur

“Gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, automjeti me targa diplomatike u vandalizua.

Gjendur para një fakti të tillë, janë njoftuar autoritetet policore vendase dhe janë kryer të gjitha procedurat e rastit nga ana e tyre: Kqyrja e ambientit dhe makinës; Marrja e shenjave të gishtërinjve; Deklarimi dhe denoncimi për incidentin, bërë nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, z. Pervin Gjikuria në ambientet e policisë.”

Ministria e Punëve të Jashtme thotë më tej në lidhje me rastet, se ka nisur një hetim për përgjegjësit.

“Menjëherë, si në rastin e ngjarjes së parë, në kufi, dhe në rastin e ngjarjes së dytë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u angazhua për të marrë masa të menjëhershme parandaluese për evitimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur menjëherë të gjitha procedurat hetimore dhe administrative për të ndëshkuar në mënyrë rigoroze, sipas shkallës së shkeljes, përgjegjësit për këto praktika që shkojnë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi.”

Lidhur me pasaportat e vjedhura, MPJ, informon se do të dalin jashtë loje.

“Ministria e Brendshme në bashkëpunim me kompaninë ALEAT, kanë marrë masat për nxjerrjen jashtë përdorimi dhe shpalljen e pavlefshme të këtyre pasaportave, si dhe angazhimin për të përshpejtuar procedurat e riprodhimit dhe zëvendësimin e tyre.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka udhëzuar të gjitha instancat e nevojshme që qytetarët e prekur nga dëmi i shkaktuar të ri-aplikojnë pa shpenzime dhe lëshimi i pasaportave të reja të bëhet me urgjencë.”, informon MPJ. Dl/ Opinion.al

Etiketa: Ministria e Puneve te Jashtmepasaportatskandali

Ju sugjerojmë

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja
Aktualitet

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

28 Korrik, 2025 9:51 am
Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave
Aktualitet

Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave

28 Korrik, 2025 9:43 am
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës

28 Korrik, 2025 9:32 am
Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..
Aktualitet

Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..

28 Korrik, 2025 9:23 am
Do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?
Bota

Do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

28 Korrik, 2025 9:08 am
Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm
Rajoni

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

28 Korrik, 2025 9:03 am
Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023
Bota

Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023

28 Korrik, 2025 9:01 am
OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”
Bota

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

28 Korrik, 2025 8:56 am
Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe
Aktualitet

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

28 Korrik, 2025 8:43 am
Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

28 Korrik, 2025 8:37 am
Para
Partia Demokratike përjashton nga radhët e veta deputetin Murrizi

Partia Demokratike përjashton nga radhët e veta deputetin Murrizi

PD e përjashtoi nga radhët, ja çfarë thotë Myslim Murrizi

PD e përjashtoi nga radhët, ja çfarë thotë Myslim Murrizi

Vendimi i Kryesisë, Basha: Do vazhdojmë me protestat në të gjithë vendin

Vendimi i Kryesisë, Basha: Do vazhdojmë me protestat në të gjithë vendin

TE FUNDIT

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja
28 Korrik, 2025

Këtë mëngjesit në qytetin e Pogradecit është shënuar një ngjarje e rëndë, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë...

Lexo më shumë

Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave

Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave
28 Korrik, 2025

Vodhën shuma parash në një banesë dhe një automjet në një fshat të Kavajës, arrestohen 2 persona. Sipas policisë, njëri...

Lexo më shumë

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
28 Korrik, 2025

Vijon të jetë aktiv për të dytën ditë me radhë zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, ku rreth 150 forca...

Lexo më shumë

Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..

Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..
28 Korrik, 2025

Kryeministri Rama ka publikuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com