Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj 3 ish zyrtarëve të rrugëve, konkretisht ish kreu i ARRSH-së Dashamir Xhika dhe Aksel Qurduka dhe Albens Alita. Prokurorët që hetojnë abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan thirrën në takim analize zyrtarë të policisë së krimit ekonomik në lidhje me pasurinë e tyre.
Hetimi pasuror ka nisur në kuadër të investigimit që po bëhet për abuzimet me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan Ish-drejtori i ARRSH Dashamir Xhika aktualisht ndodhet në “arrest me burg”. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.