Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i radhës/PD: Qeveria pritet t’i japë oligarkëve sipërfaqet pyjore

2022/07/19 at 5:11 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i radhës/PD: Qeveria pritet t’i japë oligarkëve sipërfaqet pyjore

Partia Demokratike ka denoncuar skandalin e radhës. Në një deklaratë për mediat, anëtarja e Kryesisë, Fatbardha Kadiu tha se qeveria me një draft vendim pritet t’i japë oligarkëve edhe sipërfaqet pyjore.

Ndër të tjera ajo është shprehur se PD i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë mbi këtë projekt ligësie, dhe Kuvendi i Shqipërisë të reagojë.

“Pasi premtuan pyje orbitale dhe në vend të tyre mbollën hekur e beton;

Pasi folën për Rilindje urbane dhe shtruan me pllaka sheshe qytetesh banorët e të cilëve i përzunë me politika anti-qytetare ;

Pasi ligjëruan për reforma strukturore dhe e vetmja strukturë që krijuan ishte kanabizimi i vendit;

Pasi u mburrën për epërsi kulturore dhe iu vunë institucioneve dhe veprave të traditës me kazmë e qysqi;

Pasi programuan shëndetësi falas dhe shtrenjtuan vdekjen në spitalet publike;

Pasi transferuan të gjitha pasuritë publike në llogaritë e tyre mbuluar me presta nome;

Pasi dhanë çdo gjë me koncension, nga barnat deri te bregdeti…

…në stilin e lajmëruar që në fillim: “nuk keni para gjë akoma”, e kanë një surprizë tjetër për shqiptarët: shpyllëzimin e vendit!

Një draft-vendim qeveritar që do të kalojë së shpejti, do t’i marrë Shqipërisë edhe territorin e fundit relativisht të paprekur, sipëfaqen pyjore.

Partia Demokratike paralajmëron se, ky vendim nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës për të futur duart e gjata të korrupsionit në pasurinë e fundit kombëtare ende të pashfrytëzuar, pyjet e vendit.

Biznesi qeveritar i ndërtimit, pas betonizimit të qyteteve të mëdha dhe bregdetit, me sa duket ka planifikuar rezorte të reja në zona pyjore. Kjo do të thotë mijëra pemë të rrezuar, qindra hektarë pyje të shpyllëzuar, dhe ndërhyrje mjedisore që e zgjerojnë edhe më gjurmën e ndotjes.

U bëjmë thirrje qytetarëve të lirë dhe komuniteteve civile që të vrasin frikën, të tregohen të vëmendshëm para këtij pushtimi të ri qeveritaro-oligarkik, që do të vijë nën maskën e zhvillimit, por do të sjellë para për pak xhepa dhe rrënim për ta.

Partia Demokratike do t’u dalë në krah të gjithë atyre që ngrihen për mbrojtur pasurinë kombëtare të një Shqipërie në rrezik.

U kërkojmë organeve të drejtësisë të hetojnë mbi këtë projekt ligësie, dhe Kuvendit të Shqipërisë që të rezistojë.

Ligjvënësit nuk mund të sillen si pupacë qeveritarë”,-thuhet në deklaratë./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Kryenegociatori Mazi:Procesi i anëtarësimit i gjatë dhe i vështirë, por jemi gati

Kryenegociatori Mazi:Procesi i anëtarësimit i gjatë dhe i vështirë, por jemi gati

Varhelyi:Në 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm fillojmë me dhënien e raporteve

Varhelyi:Në 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm fillojmë me dhënien e raporteve

Lufta në Ukrainë/ Putin viziton Iranin në një udhëtim të rrallë ndërkombëtar

Lufta në Ukrainë/ Putin viziton Iranin në një udhëtim të rrallë ndërkombëtar

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com