Ministria e Drejtësisë do të përgatisë një ligj që të detyrojë të gjitha kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri, të bëjnë publike listën e aksionerëve.
Ministri Ylli Manjani, i cili tha se do të ndiqet modeli gjerman. “Ekspertët e ministrisë së drejtësisë po shohin mundësinë që çdo kompani e huaj që investon në Shqipëri të deklarojë aksionerët. Do bashkëpunojmë edhe me autoritetet gjermane për këtë çështje. Është shqetësues raporti i komisioneres për konkurrencën e cila nuk ka pasur mundësi të investigonte”, tha ai.