Ish – Kryeministri, Sali Berisha, e ka quajtur të paligjshme shitjen e aksioneve të kompanisë që bën markimin e karburanteve në Shqipëri.
Sipas tij, nuk ka transparencë për kalimin e aksioneve në vitin 2015 nga Global Fluids International, tek kompania tek Petroleum Consulting Partners.
Kompania Global Fluids International, GFI, që figuron në dosjet e skandalit financiar të “Panama Papers” në vitin 2013, kur nisi punën në Shqipëri ishte një nga aksionerët kryesorë të monopolit të markimit të karburanteve në Shqipëri me 75 %, ndërsa pjesa tjetër zotërohej nga Consulting Partners.
Dy vjet më vonë, GFI mban vetëm 0.07 % të aksioneve dhe shet Petroleum Consulting Partners merr 99.93 % të tyre. GFI është në pronësi të bizenesmenit izraelit, Asaf Halkin.
Mediat e lidhin edhe me biznesmenin shqiptar, Ismail Mulleti dhe një ish – Ministër. /Tv Klan