Aktualitet

Skandali i pagave, si u bë Eni Qirjako bashkëpunëtore e drejtësisë, zbuloi skemën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 10/01/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë lidhur me hetimet  dhe arrestimin e  dy specilaistëve të IT  te Drejtoria e Tatimeve për publikimin e databazës me të dhënat e pagave të qytetarëve. Mësohet se Eni Qirjako, specilaistja e IT që i dërgoi listën e pagave me e-mail kolegut të saj ka marrë statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë.

Sipas Klan news pas shoqërimeve në polici, Andi Agaraj i kërkoi Eni Qirjakos që të rifomatonte kompjuterin për të humbur gjurmët, por ajo nuk pranoi. Madje ishte ajo që tregoi të gjithë skemën tek autoritetet, duke u kthyer në bashkëpunëtore të drejtësisë.

Këtë të hënë u publikuan edhe masat e suigurisë për personat e ndaluar nga prokuroria.  Gjykatësi Artan Gjermeni vendosi për Eni Qirjakon, specialiste e IT në Drejtorinë e Tatimeve masën detyrim paraqitje dhe pezullim të ushtrimit të detyrës.

Për 3 të arrestuarit e tjerë, specialistin e IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi është dhënë masa e arrestit në shtëpi.

Sipas Prokurorisë, Eni Qirjako punonjëse specialist IT pranë AKSHI-t i ka kaluar në 6 raste kolegut të saj Andi Agaraj, të gjitha të dhënat e pagave për të cilat ajo kishte akses në server. Agaraj ia ka shitur të dhënat për 20 mijë lekë p)rmbaruesit Klodian Sota, ndërsa ky i fundit i ka shitur këtë material Endri Ikonomit për 30 mijë lekë.

Pas