Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i gjyqtarit Boçi/ Prokuroria pushoi çështjen, “STOP” e heton vetë

2019/01/29 at 9:31 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i gjyqtarit Boçi/ Prokuroria pushoi çështjen, “STOP” e heton vetë

Para më shumë se dy vitesh, në Tetor të vitit 2016, emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkoi favore seksuale qytetares me iniciale R.I. për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të saj.


Kjo çështje ka kaluar në një kalvar të gjatë gjyqësor dhe pas gjithë kësaj kohe, jo vetëm që nuk ka patur një proces gjyqësor ndaj Guximtar Boçit, por ky i fundit kërkon madje rikthimin në detyrë.

Kur u denoncua rasti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin Guximtar Boçi. Prokuroria e Krimeve të
Rënda që duhet të hetonte rastin, shpalli moskompetencë dhe e kaloi në Prokurorinë e Fierit. Dosjen e mori në dorë prokurorja Elida Hoxhaj, e cila me një vendim skandaloz pushoi këtë çështje.

Por, pavarësisht pushimit të çështjes në mënyrë flagrante, gjyqtarja Okleda Liço (Manellari) e prishi këtë vendim dhe e riktheu dosjen për gjykim. Gjyqtarja Okleda Liço i kërkoi prokurores Elida Hoxhaj që të bëjë hetim të thelluar për këtë dosje, duke përfshirë akt-ekspertimin për autenticitetin e zërit të gjyqtarit Guximtar Boçi dhe denoncueses R.I., sikurse e përcakton ligji. Madje, kërkoi që prokurorja Elida Hoxhaj të thërrasë dy personat e përfshirë për t’iu marrë dëshminë. Asnjë nga këto nuk ndodhi.

Prokurorja e Fierit Elida Hoxhaj e apeloi vendimin e gjyqtares Okleda Liço, e cila kërkoi hetim të thelluar për dosjen e Guximtar Boçit. Ishte Gjykata e Apelit të Vlorës që e mbylli sërish çështjen ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës. Mungesa e gjykimit të kësaj dosje, duke pushuar hetimet ndaj gjyqtarit Guximtar Boçi, bëri që ky i fundit para disa javësh të kërkonte edhe rikthimin në detyrë.

“Stop” vazhdoi t’i shkonte deri në fund kësaj çështje, duke bërë atë që drejtësia ka refuzuar ta kryejë edhe pse e përcakton ligji, të provojë autenticitetin e zërit.

Emisioni investigativ “Stop” mori përsipër që ta bëjë akt-ekspertizën në një studio private të licencuar dhe të njohur ligjërisht edhe nga shteti shqiptar. Përpos zërit të Guximtar Boçit në audio-regjistrimin e denoncuar në Tetor 2016, zëri i tij origjinal për krahasim u mor nga regjistrimet e Gjykatës së Gjirokastrës gjatë seancave gjyqësore. Nga krahasimi i dy zërave, rezultoi se bëhet fjalë për të njëjtin person. Zëri në audio-përgjim është ai i Guximtarit Boçit. Ekspertiza e kryer mban firmën e ekspertit Artan Rexhepi.

Drejtuesi i “Stop” Saimir Kodra tha se rezultatet e këtij akt-ekspertimi do t’ua dërgojë Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe prokurores e gjyqtarëve që mbyllën këtë dosje.

“Sigurisht që ky akt-ekspertim do t’i shkojë KLGJ-së, prokurores Arta Marku, për dijeni Presidentit të Republikës e gjithë këtyre emrave, prokurores, gjyqtarëve të Apelit në Vlorë që nuk e bënin dot. Bashkangjitur me këtë, do t’ju çoj edhe 10 ose 15 ligje të laboratorëve shumë të mirë ku mund ta bënit akt-ekspertimin. Ky është në Tiranë, është një ekspert i licencuar, që e njeh shteti dhe që gjykatat e marrin pikërisht për këtë punë, për të bërë ekspertimin për të parë nëse zëri apo fytyra është e të njëjtit person. Pra ky proces në gjykatat shqiptare është rutinë”, tha drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra.
Nga ana tjetër një grup organizatash joqeveritare i kanë drejtuar një kërkesë publike të gjitha organeve të drejtësisë, që të verifikojnë çdo hap të procesit ndaj ish-gjyqtarit Guximtar Boçi.

/Burimi: Tvklan

Etiketa: bocihetimistop


Ju sugjerojmë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage
Bota

Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage

15 Gusht, 2025 9:21 pm
Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska

15 Gusht, 2025 9:08 pm
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump
Bota

Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

15 Gusht, 2025 8:48 pm
Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…
Aktualitet

Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…

15 Gusht, 2025 8:05 pm
Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

15 Gusht, 2025 7:38 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Kryesore

Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret në vend, Rama premton rifinancim

15 Gusht, 2025 7:27 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

15 Gusht, 2025 6:46 pm
Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!
Kryesore

Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!

15 Gusht, 2025 6:34 pm
Para
Modeli italian ’41 bis’ edhe në burgjet shqiptare: Do izolohen 270 vetë

Modeli italian '41 bis' edhe në burgjet shqiptare: Do izolohen 270 vetë

Grabiti dhe dhunoi tregtarin në Memaliaj, autori kapet në Shkodër

Grabiti dhe dhunoi tregtarin në Memaliaj, autori kapet në Shkodër

Nano shpërthen kundër Lalës: Kurba ime më e ulët, kur të kam përballë ty

Video/ A është gay? Muç Nano sqaron deklaratën e bujshme në "Opinion"
















TE FUNDIT

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
15 Gusht, 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kërkesa “numër një” e Ukrainës në samitin e Alaskës është që Rusia të bjerë dakord...

Lexo më shumë

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
15 Gusht, 2025

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte...

Lexo më shumë

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
15 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
15 Gusht, 2025

Këto janë pamjet e para nga takimi në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pasi u takuan në aeroport...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com