Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ I faturuan 2 milion lekë energji në muaj, familja e fshatarit merr në mbrojtje 24 orë sahatin

2016/01/15 at 9:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ I faturuan 2 milion lekë energji në muaj, familja e fshatarit merr në mbrojtje 24 orë sahatin

Rasti i paprecedent i Petrit Albrahimit nga Balldreni Elbasan të cilit vetëm për një muaj iu faturuan 20.307 kë orë energji elektrike e barabartë me sasinë që harxhon një fabrikë. Endja pa fund nëpër institucione deri në Kryeministri dhe tentativat për ti marrë sahatin. Të gjitha në këtë rrëfim ekskluziv për Info Elbasanin.

Mbifaturim marramendës i energjisë elektrike për një qytetar nga fshati  Balldren i njësisë administrative Bradashesh në Elbasan. Petrit Albrahimi banor në këtë fshat ndodhet në bela të madhe. Në muajin mars të vitit 2015 ai rezulton se ka shpenzuar 20.307 kilovat orë energjie elektrike, një shifër astronomike për një banesë në fshat. Shuma  e menjëhershme që ai i detyrohet OSHEE vetëm për këtë muaj arrin në 231.599 lekë të reja ose  mbi 2.3 milion lekë të vjetra.

Faturimi mban datën 26.03.2015 për periudhën nga 25 shkurti deri në këtë datë me kod të klientit EL0B130005057993, me nr. kontrate B57993 dhe me nr. fature 623693834. Kontrata është e lidhur në emër të vëllait të tij Hasan Albrahimi.

Por nuk mbaron me kaq. Nga muaji mars e deri më tani atij i është shtuar edhe kamatëvonesa duke e zhytur në një borxh në OSHEE që arrin në rreth 3 milion lekë të vjetra.

Kryefamiljari deklaron se  është mekur kur ka parë faturën me shumën marramendëse të këtij muaji. “Jam shtangur kur e pashë. Unë kam një banesë tepër të thjeshtë dhe nuk e kaloj kurrë mbi 15-20 mijë lekë të vjetra faturën për çdo muaj. Edhe një fabrikë nuk mund të konsumojë kaq energji gjatë një muaji”.

I shqetësuar për mbifaturimin ai është drejtuar fillimisht në zyrat e OSHEE në Elbasan. Ata e kanë dërguar në Tiranë që të paraqesë ankesën e tij që të shqyrtohet nga zyra e ankesave. Por edhe pse e ka kryer procedurën, asgjë nuk është bërë.

“Isha mjaft i alarmuar. Harrova çdo gjë pasi shuma është shumë e madhe. Nuk kam pse të futem në burg kur nuk kam shpenzuar kaq shumë energji. Shkova në zyrat e OSHEE në Elbasan e ata më thanë se tani figuron në sistem e nuk mund të heqim. Më udhëzuam që të nisem sa më parë në Tiranë. Ashtu bëra. Shkova dhe paraqita ankesën. Por sërish asgjë. Nuk më hoqën nga sistemi”.

Petrit Albrahimi është kthyer në Elbasan dhe është interesuar vazhdimisht që ti japë zgjidhje problemit. Në fakt specialistë të OSHEE në Elbasan kanë shkuar për të verifikuar matësin e kanë gjetur në rregull e më pas kanë tentuar që t’ia marrin.

“Një ditë më erdhën disa punonjës të OSHEE, panë sahatin dhe vulat. I ndërruan vulat e më kërkuan që ta marrin sahatin. Por unë nuk i lejova. S’kanë pse ta marrin sahatin kur ai është në rregull. Ku di unë çfarë mund ti bëjnë sahatit e të më bëjnë fajtor. Ndaj nuk i lejova. Po deshën të vijnë ta verifikojnë aty. Po të jem në gabim le të më arrestojnë”.

Menjëherë pas denoncimit të qytetarit OSHEE i ka faturuar qytetarit vetëm tarifën e shërbimit 340 lekë. “Nga prilli më vjen fatura vetë, 340 lekët e shërbimit. Deri në shtator e pagova. Pastaj nuk e pagova më. Skam pse paguaj vetëm tarifën e shërbimit. Unë dua të paguaj atë që shpenzoj. Nuk kam qenë asnjëherë debitor ndaj shtetit e nuk do të jem. Mendoj se ata duan ta fshehin. Kërkojnë që të më kompensojnë duke mos më faturuar. Por kjo nuk qëndron, nuk është ligjore.  Ndaj dua që të zgjidhet sa më parë”.

Kur nuk ka gjetur zgjidhje në OSHEE atëherë qytetari i është drejtuar instancave më të larta. Por edhe ato nuk i kanë dhënë zgjidhje. “I jam drejtuar 2 herë Ministrit të Energjitikës dhe pastaj edhe Kryeministrit. Zyra e Kryeministrit më ktheu një përgjigje duke më qetësuar se çështja do zgjidhet. Por asgjë nuk është bërë. Nuk di si të veproj. Unë dua të shpëtoj nga kjo barrë, dua të qetësohem. Ndaj u detyrova ta bëj edhe lajmin publik”.

Petrit Albrahimi deklaron se tashmë i duhet të bëjë roje çdo ditë tek matësi elektrik. “Kam frikë se mund të ma marrin sahatin e ta manipulojnë. Bëj roje dhe u kam thënë edhe familjarëve që, nëse nuk jam, të mos lejojnë që të marrin. Uroj që të zgjidhet sa më parë që të shpëtojmë familjarisht nga ky makth”.

Ky përbën një rast klasik se si sorollaten qytetarët kur gabojnë punonjësit e OSHEE në variantin më të mirë dhe kur e bëjnë qëllimisht në rastin më të keq. /Infoelbasan.com Fatos Salliu

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Para
Reforma në drejtësi, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Reforma në drejtësi, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Shkup, ja kush do ta drejtojë Qeverinë teknike

Shkup, ja kush do ta drejtojë Qeverinë teknike

Afërdita Dreshaj & Xhesika Berberi më në fund bashkë

Afërdita Dreshaj & Xhesika Berberi më në fund bashkë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com