Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/Gardisti bllokon lejen e ndërtimit dhe falsifikon hartën e pronës

2021/06/17 at 10:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/Gardisti bllokon lejen e ndërtimit dhe falsifikon hartën e pronës

Firma e ndërtimit Al Constrution GBI operon në tregun shqiptar prej 20 vjetësh. Në vitin 2019 kjo firmë merr lejen e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar apartamente në zonën e Liqenit të Thatë.


Por disa muaj më pas, firmës i shfaqet një një problem në pjesën veriore të lejes. Gazmend Brahja, punonjës i Gardës së Republikës, pretendon se kësaj firme i është dhënë leja me mbivendosje me pronën e tij.

Por ky justifikim nuk qëndron, pasi për pjesën e pretenduar, Gazmendi ka marrë kompensim nga Autoriteti Rrugor Shqiptare, duke qenë se pjesën e pronës e kap projekti i Unazës së Madhe. Përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit, Florenc Ismaili, na tregon detajet e projektit, lejes së marrë dhe pretendimeve të familjes Brahja.

“Ne jemi firma Al Constrution GBI, një firmë ndërtimi që operojmë prej rreth 20 vitesh në tregun shqiptar. Merremi kryesisht me investime dhe ndërtime private, por në rastin konkret që bëhet fjalë për një leje ndërtimi dhënë në zonën e Liqenit të Thatë, ne në momentin e marrjes së lejes të gjitha dokumentet, të gjitha filtrat ishin në mënyrë të rregullt dhe ligjore. Nga momenti i marrjes së lejes, Gushti 2019 dhe më vonë, marrim vesh në Janar 2021 dalin në pah letra të reja, pretendime të cilat për mendimin tonë dhe nga faktet e dokumentet që kemi, këto pretendime nuk janë të vërteta. Bëhet fjalë për një pjesë të kufirit tonë, në anën veriore të kufirit të lejes tonë ku kufitari pretendon që ky nuk është kufiri i rregullt sipas tij. Ai pretendon që kufiri është një tjetër. Ky kufi krijon mbivendosje me pronën tonë dhe në të gjithë lejen tonë. Kjo mbivendosje rreth 900 metra na ka penalizuar deri tani në realizimin dhe përfundimin e objekteve”, thotë përfaqësuesi i firmës.

Ky i fundit shpjegon në hartë edhe kufirin e pronës së familjes Brahja me pronë ku po ndërton firma Al Constrution GBI.

“Kufitari në anën veriore, familja Brahja, pretendon që ky nuk është kufiri i vetë i pronave. Prona që ata kanë dhe që verifikohet dhe nga letrat tona dhe nga Hipoteka është një pronë që kap në pjesën e sipërme dhe nuk ka mbivendosje me pronën që është marrë leja. Prona është pjesë e një shpronësimi nga ana e Autoritetit Rrugor. Shpronësimi ka të bëjë me unazën e madhe të Tiranës. Është një pronë që ka qenë e shpronësuar që në vitin 2012 dhe leja kur është marrë, është marrë dhe dokumentacioni që është bërë verifikimi është apo jo e shpronësuar kjo pronë. Dhe nga të gjithë përgjigjet dhe shkesat zyrtare ka rezultuar që kjo pronë është e shpronësuar dhe pas të gjithë këtyre verifikimeve në jemi pajisur me lejen e ndërtimit ku për këtë leje është paguar dhe një taksë, për ne është deri diku e konsiderueshme se ka vlerën mbi 1 milion Euro vetëm taksa mbi infrastrukturën që është paguar në Bashkinë e Tiranës dhe investimi aktual që është bërë kap vlerën mbi 10 milionë Euro. Ne praktikisht kemi bërë rreth 80% të investimit dhe realizimit të punimeve dhe jemi të bllokuar në fazën finale. Nuk e kemi realizuar këtë objektin këtu se pretendimi i pronës së tij nuk vjen në konfigurimin sipas Hipotekës dhe lejes por pretendimi i tij është në formë të tërthortë. Këto lëvizje kanë filluar pas miratimit të lejes. Leja është e Gushtit 2019 dhe Janar 2020 janë bërë shkresa të vazhdueshme dhe tentativa të vazhdueshme për ndryshimin e konfigurimit të kësaj prone. Ka dhe diçka. Hipoteka i pasqyron atij një pronë ku pasqyrohet vetëm prona e tij dhe pronat tona nuk duken fare. Kurse unë sot po të bëj rifreskim të pronave që unë kam marrë lejen e ndërtimit, prona e personit në fjalë, e familjes Braja, vazhdon të jetë po e copëtuar, pra është e ndarë në dy pasuri sipas VKM. Të gjitha pronat janë prona të fituara me ligjin 7501. Që do të thotë, të gjithë pronarët e pronave kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës ku përfshihen këtu dhe kufiri përkatës. Këto kufij nuk ndryshojnë me pretendimin apo dëshirën e njërës palë. Këto kufi ndryshohen ose me dakordësim ose me vendim gjykate, që të gjitha këto dokumente nuk gjenden në asnjë vend”, shpjegon Ismaili./ Tv Klan

Etiketa: falsifikimgardistiprona


Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
SHBA, miliarda për pilulën kundër COVID-it dhe viruseve të tjera

SHBA, miliarda për pilulën kundër COVID-it dhe viruseve të tjera

Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

Mbivendosja e pronës, zbulohet manipulimi i dokumenteve nga gardisti

Mbivendosja e pronës, zbulohet manipulimi i dokumenteve nga gardisti
















TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com