Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali, avokatit të Trump i kërkohet të dorëzojë dokumente

2019/09/30 at 11:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali, avokatit të Trump i kërkohet të dorëzojë dokumente

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh të hënën me zemërim rreth hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve që synon ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij, ndërkohë që udhëheqësi republikan i Senatit deklaroi se ai nuk do të kishte “zgjedhje tjetër” përveçse të lejojë hapjen e një gjyqi në Senat nëse Dhoma vendos të nisë procedurat.

Senatori Mitch McConnell duket se u dha fund hamendjeve se ai mund të përdorë pozitën e tij për të shmangur një gjyq në senat, duke minuar çdo përpjekje të Dhomës së Përfaqësuesve për shkarkimin e presidentit.

Republikanët kontrollojnë Senatin dhe përgjithësisht kanë heshtur rreth aludimeve apo përpjekjeve për të hetuar presidentin, i cili i përket partisë së tyre.

Dhoma e Përfaqësuesve nisi javën e kaluar një hetim me synimin për ta shkarkuar presidentin Trump, pas raportit të një informatori, i cili ngriti shqetësimin se presidenti ishte përpjekur të shfrytëzonte dhënien e rreth 400 milion dollarëve ndihmë në këmbim të një favori politik nga udhëheqësi i Ukrainës.

Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve thanë se i kishin dërguar kërkesa ligjore për dorëzim dokumentesh avokatit të zotit Trump, Rudy Giuliani.

Giuliani, ish-Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, ka thënë në televizion se i kishte kërkuar qeverisë së Ukrainës të “verë në shënjestër” ish-nënpresidentin Joe Biden, kandidat demokrat, që synon të rivalizojë me Presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve miraton ngritjen e akuzave, të njohura si “nenet e shkarkimit ndaj një presidenti”, atëherë procesi kalon në Senat, i cili zhvillon një gjyq.

“Nuk do të kisha zgjedhje tjetër përveçse ta pranoj çështjen,” i tha senatori McConnell rrjetit televiziv CNBC.

“Sipas rregullave të Senatit, nga ne kërkohet që ta pranojmë çështjen, nëse Dhoma e Përfaqësuesve i hyn asaj rruge. Rregullat e gjykimit në Senat janë shumë të qarta,” tha zoti McConnell.

Presidenti Trump e kaloi një pjesë të ditës duke ia drejtuar zemërimin e tij ligjvënësit demokrat që drejton hetimin, duke thënë në Twitter se kongresmeni Adam Schiff, kreu i komisionit të zbulimit, duhet të arrestohet për “tradhti”.

Më vonë, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump e akuzoi ligjvënësin Schiff për shtrembërimin e bisedës së tij të 25 korrikut me Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Adam Schiff bëri një mashtrim dhe e lexoi atë në Kongres, e lexoi përpara popullit të Shteteve të Bashkuara dhe kjo është një poshtërsi”, tha Presidenti Trump.

Në komentet e tij, Schiff tha se biseda e presidentit Trump me presidentin ukrainas Zelenskiy “i ngjan një episodi klasik të krimit të organizuar”. Ai gjithashtu ironizoi komentet e bëra nga Presidenti Trump në Twitter.

Dëshmitarë të ndryshëm do të japin dëshmi këtë javë në Dhomën e Përfaqësuesve, lidhur me kërkesën e Presidentit Trump që Ukraina të hetojë kandidatin demokrat Joe Biden.

“Ju deklaruat së fundmi se jeni në posedim të provave – në formën e mesazheve tekst, regjistrimeve telefonike dhe komunikimeve të tjera – gjë që tregon se nuk keni vepruar i vetëm dhe që zyrtarë të tjerë të administratës Trump mund të kenë qenë të përfshirë në këtë skemë,” i shkruanin Giuliani kryetarët e tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve. Atij i është dhënë kohë të përgjigjet deri në 15 tetor./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi, 1 tetor 2019

Si parashikohet moti për ditën e sotme, 1 tetor 2019

Si parashikohet moti për ditën e sotme, 1 tetor 2019

Shqiptarët problem me zemrën, vdesin sa katërfishi i mesatares evropiane

Shqiptarët problem me zemrën, vdesin sa katërfishi i mesatares evropiane

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com