Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal/ Pronarja e mbetjeve spitalore ngre alibi: Më goditi gazetari. Policia e lë të lirë

2017/07/12 at 10:03 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandal/ Pronarja e mbetjeve spitalore ngre alibi: Më goditi gazetari. Policia e lë të lirë

Mirela Topulli, administratorja e kompanisë “Euroteam” që rrahu në krye të detyrës gazetarin e “Stop” Genci Angjellari nuk është në kërkim policor. Vetë 42 vjeçarja në një intervistë për portalin “foldrejt.info” ka thënë se “unë jam në mes të Tiranës. Kam shkuar vetë në komisariatin nr. 1 dhe pasi kam dhënë dëshminë dhe jam larguar”.


Pas kësaj interviste, Opinion.al kontaktoi me Drejtorinë e Policisë së Tiranës e cila përmes zëdhënëses thotë se “Mirela Topulli nuk është person i shpallur në kërkim”. Po sipas policisë ajo po procedohet në gjendje të lirë dhe materialet në ngarkim të saj i kanë shkuar prokurorisë. I çuditshëm mbetet fakti se si policia lajmëroi disa ditë më parë përmes një njoftimi zyrtar se ka shpallur në kërkim shtetasen Mirela Topulli dhe tani deklaron se po ndiqet e lirë. Pra, sipas policisë një person agresiv që rreh gazetarin në krye të detyrës (kjo e parë nga gjithë opinioni publik) nuk qenka e rrezikshme dhe duhet lënë e lirë.

Cfarë ka ndodhur?

Emisioni investigativ “Stop” në tv Klan transmetoi mbrëmjen e së hënës skandalin se si hidhen mbetjet spitalore në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës. Video-skandali nxori në pah faktin se kompania “Euroteam” me administratore Mirela Topullin kishte kontrata qindra milionëshe me spitalet shtetërore e private për të asgjësuar mbetjet spitalore. Por znj. Topulli, siç u pa qartë në pamje, këto mbetje siç i merrte nga spitalet i hidhte në natyrë, në breg të lumit, duke kryer një krim mjedisor, vdekjeprurës për popullsinë.

Jo vetëm kaq, gjatë investigimit, ajo u përball fizikisht me gazetarin e “Stop” Genci Angjellari që po punonte për këtë temë. Me zë dhe me figurë gjithë opinioni publik e ka parë se si Mirela Topulli i fut duart në fyt gazetarit që kërkonte të dinte se pse hidhen mbetjet e rrezikshme në lumë.

Alibia e zonjës së mbetjeve

Administratorja e Euroteam që duhet të përballet me ligjin për shkak të dëmit të madh që i ka shkaktuar shëndetit tonë, por edhe për dhunimin e gazetarit, nuk hesht por ka edhe një alibi. Ajo thotë se më ka goditur gazetari me mikron. Për këtë ka nxjerr disa foto në një portal krejt të panjohur “foldrejt.info” ku shfaqet me dëmtime në mjekër. Sipas saj plagët janë shkaktuar nga mikrofoni. Intervista e saj ka ngjallur reagim të fortë tek qytetarët të cilët i kërkojnë llogari për ndotjen e madhe dhe sakaq me ironi shkruajnë se mikrofonët zakonisht janë me sfungjer dhe jo me gjemba…

Nëse znj. Topulli do të kishte këtë plagë nga mikrofoni do të dukej edhe në pamjet e transmetuara nga “Stop” në Tv Klan, pasi ajo pretendon se është goditur përpara nga gazetari dhe më pas i është versulur. (Shih fotot dhe videon më poshtë) 

1.Mirela Topulli duke pozuar per portalin “foldrejt.info” 1 jave pas ngjarjes

foto 2: Mirela Topulli ne agresion duke rrahur gazetarin (ne mjeker s’ka asnje shenje)

 

Pjesë nga intervista e Mirela Topullit:

“Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke ma thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve. Nga emisioni nuk është transmetuar e gjitha pasi është shkëputur pjesa ku gazetari më ka goditur mua me mikrofon në mjekër dhe në atë moment kam dalë e makina e shokuar. Pasi ndodhi incidenti unë kam shkuar në spitalin ushtarak dhe kam ndenjur atje disa orë pasi kisha kaluar një traumë në kokë, nuk kam qenë mirë. Unë kaq kam diskutuar me gazetarin po më pas kam dalë nga makina e shokuar i kam rënë nja dy shpulla.

Pse i hidhni mbetjet spitalore në lumë?

Pas djegies totale të magazinës ne kemi spostuar materialet nga aty tek ambientet e shoqërisë me të cilën ne bashkëpunojmë. Nuk janë hedhur në lumin Erzen, janë ambientet e shoqërisë që ne bashkëpunojmë po ka afër lumin dhe ajo pamja që kanë nxjerrë ata që nuk ka mbetje në lumë dhe ky ka qenë gabimi i shoferit që i ka shkarkuar aty pranë por jo në lumë. Asgjë nuk është derdhur në lumë por për sa i përket kësaj këtë përgjegjësi e mbaj unë. Kjo është totalisht e qëllimshme nga konkurentët. Është e turpshme ajo që kanë bërë, kompania ku unë punoj është e pastër dhe paguan të gjitha detyrimet që ka ndaj shtetit dhe ne nuk jemi një shoqëri fantazim.

Sipas mediave ju jeni në kërkim nga policia, a është e vërtetë kjo?

Ky lajm është i rremë pasi unë kam qenë në komisariat në momentin që doli lajmi se unë jam në kërkim. Unë jam në mes të Tiranë. Pasi kam dalë nga spitali ushtarak të nesërmen jam thirrur në komisariatin numër 1, pasi kishte bërë kallëzim gazetari që unë e kam goditur me sende të forta. Kallëzim ky i rremë pasi unë nuk kam pasur gjë në dorë. Pasi kam bërë deklarimet e mia dhe ata më kanë parë që unë kam qenë goditur kam shkuar tek mjekësia ligjore kam bërë veprimet përkatëse dhe çështja tashmë ka shkuar në prokurori. Unë kam depozituar një kallëzim në prokurori për gazetarin Genci Angjellari.

 *Video e dhunës

/R.Dedaj-Opinion.al

 

Etiketa: dhuneeuroteamgazetargenci angjellariinvestigimkompanikrim mjedisormbetje lumi erzenmbetje spitaloremirela topullipolicia le te lireskandalstop


Ju sugjerojmë

“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira
Aktualitet

“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

3 Korrik, 2025 3:42 pm
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Rajoni

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

3 Korrik, 2025 3:23 pm
Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025
Aktualitet

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025

3 Korrik, 2025 3:11 pm
SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur
Bota

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur

3 Korrik, 2025 3:03 pm
Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës
Aktualitet

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

3 Korrik, 2025 2:48 pm
“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..
Aktualitet

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

3 Korrik, 2025 2:34 pm
Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

3 Korrik, 2025 2:14 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

3 Korrik, 2025 2:09 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Aktualitet

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..

3 Korrik, 2025 1:54 pm
Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve
Bota

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

3 Korrik, 2025 1:49 pm
Para
Si do të funksionojë skema e spiunëve të bizneseve në Shqipëri?

Si do të funksionojë skema e spiunëve të bizneseve në Shqipëri?

E akuzuan si përdoruese të kokainës, shpërthen e revoltuar Kim Kardashian

E akuzuan si përdoruese të kokainës, shpërthen e revoltuar Kim Kardashian

Sherri me Ledri Vulajn/ Ja sa u dënua i dashuri i Luana Vjollcës

Sherri me Ledri Vulajn/ Ja sa u dënua i dashuri i Luana Vjollcës
















TE FUNDIT

“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira
3 Korrik, 2025

Çështja e “Bankers Petroleum”, kompanisë ndaj së cilës Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet nuk mbeti pa u diskuar në...

Lexo më shumë

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik, 2025

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t'i shtyjnë të...

Lexo më shumë

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025
3 Korrik, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, foli me shifra sot në Kuvend sa i takon situatës ekonomike të vendit tonë në...

Lexo më shumë

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur
3 Korrik, 2025

Të shtëna me armë zjarri jashtë një klubi nate në Çikago ku të paktën 4 persona humbën jetë dhe 14...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com