Një tjetër ngjarje e shëmtuar në këtë fund sezoni është regjistruar në stadiumin e Korabit të Peshkopisë, ku mësohet se pas ndeshjes e cila ka përfunduar me fitoren e ekipit vendas dhe pothuaj kalimit të tij në Superiore, tifozët miq por edhe pjesëtarë të ekipit të Kastriotit janë dhunuar barbarisht nga tifozët vendas. Sipas raportimebfa Peshkopia gjendja është e rëndë. Me dhjetra tifozë të Kastriotit të goditur me sende të forta janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal. Ndërkohë që dhunë ka pasur edhe në dhomat e zhveshjes, ku mësohet futbollistët e Kastriotit janë goditur nga tifozët vendas. Është ende e pakuptueshme kjo sjellje, në një moment kur fusha e lojës ka treguar një lojë të ndershme dhe ekipi vendas ka dalë fitues.