Gardiani i portës së Spanjës dhe Mançester Junajtit David De Gea është përfshirë në një skandal seksual, në të cilin një grua pretendon se është sulmuar seksualisht nga dy shokë e tij të skuadrës.
Gruaja e cila është mbajtur anonime, pretendon se De Gea ka organizuar një takim midis saj dhe dy shokëve të tij të Junajtit, ku i pranishëm ka qenë edhe aktori i filmave pornografik Ignasio Allende Fernandes.
Fernandes i njohur edhe si “Torbe” është dënuar vitin e shkuar për abuzim me të mitura si dhe shpërndarje të materialeve pornografike ku shfaqen vajza nën moshën 18-vjeçare.
Sipas “The Sun” autoritetet nuk e kanë marrë ende në pyetje spanjollin, i cili ndodhet në Francë në kuadër të Europianit, ku pritet të zbresë në fushë për të mbrojtur portën spanjolle të hënën e 13-të Qershorit.