Skandali i djegies së plehrave në kushte jashtë cdo standarti, nuk ndodh për herë të parë në vendin tonë. Një video e ardhur në redaksinë tonë, tregon se si në qytetin e Lushnjes, në lagjen “18 tetori” plehrat digjen në mes të ditës vazhdimisht, duke shkaktuar shqetësim për banorët. Sipas qytetares që bëri denoncimin, fillimisht plehrat digjeshin gjatë natës, e ndërsa tashmë digjen 24 orë të ditës pa pushim. Banorët janë të revoltuar pasi sic edhe duket në video, shtëllungat e tymit e mjergullojnë komplet zonën, dhe kjo përkthehet në rrezik për të gjithë banorët. Për më tepër shihi videon./Opinion.al