TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka denoncuar sot një rast me emërimet në spitale. Ai thotë se “një zonjë që ka mbaruar studimet e mesme për degen “mekanike” dhe ato te larta me korespondence për “ekonomi agrare” emërohet në prag pensioni në krye të spitalit të Lushnjës”.
Shehu thotë se më parë, drejtoresha e spitalit ka punuar në sektorin postar dhe në prefekturë.”Unë nuk e di sa e aftë është ajo në profesionet e saj, por pa dyshim nuk plotëson kërkesat me minimale për të drejtuar një institucion shëndetësor, aq më shumë një spital”, argumenton Tritan Shehu.
Sipas tij, një emërim i tille jo vetëm nuk i shërben zhvillimit të asaj qendre shëndetësore, por dhe kontraston terësisht me kapacitetet teknike e njerëzore të spitalit.
Ka patur indinjatë në ekipin e mjekëve për këtë emërim, duke thënë se ndjehen të fyer. “Në Lushnje dhe kudo ka mjeke a personel shendetësor të aftë për të drejtuar me kompetencë institucione të tilla. Jo të pakët janë dhe ata që kanë studiuar e jane diplomuar për menaxhim shendetesor, përfundon Tritan Shehu.
Ndërkohë Opinion.al u interesua dhe mësoi se drejtoresha në fjalë është Panore Veliu e emërua nga LSI-ja.