Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në Itali, publikohet ‘Kalendari i gjuetisë së shqiptarëve dhe i të tjera ‘kafshëve’ migratore’

2017/08/13 at 10:27 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal në Itali, publikohet ‘Kalendari i gjuetisë së shqiptarëve dhe i të tjera ‘kafshëve’ migratore’

Skandal në Rozzano të provincës së Milanos: këshilltari për sigurinë dhe policinë lokale boton “kalendarin e gjuetisë” së jokomunitarëve 

Nga Irma Kurti

Në jetën e përditshme ndeshemi shpesh me episode të racizmit që vijnë nga njerëz të vegjël e meskinë. Rëndom përpiqemi t’i largojmë nga vetja, t’i quajmë të parëndësishme, arrijmë deri aty sa, për të qetësuar veten, t’i konsiderojmë “normale” sepse jo të gjithë mund të kenë një mentalitet të hapur, modern, të aftë për të pranuar dhe për t’i quajtur qënie njerëzore të njëjta e pa dallime, të tërë ata që kanë një tjetër origjinë, një tjetër racë apo ngjyrë. Por kur këto fyerje vijnë nga “të zgjedhurit”, nga funksionarë të lartë të arenës politikës italiane justifikimet mungojnë.

Këto ditë ka ngjallur jo pak polemika në shtypin italian veprimi i këshilltarit për sigurinë dhe policinë lokale në Rozzano, Marco Andrea Ercoli. Në një chat privat mes politikanësh ai botoi këtë postim:

“Kalendari i gjuetisë, hapja e sezonit, gjatë gjithë vitit ndaj kafshëve të gjahut migratore: marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, ciganë, jokomunitarë në përgjithësi”.

Dhe më poshtë vijon se: “Në prezencë të kopeve të shumta lejohet edhe përdorimi i granatave të dorës, armëve automatike dhe gazit helmues”.

“Kalendari” s’mbeti vetëm në rreshtat e chat-it, një anonim e shndërroi atë në një fletëpalosje duke e shpërndarë në tregun e qytetit. Kritika të shumta kanë ardhur nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e këshilltarit. Ndërkohë kryetarja e bashkisë Barbara Agogliati e ka justifikuar veprimin duke e quajtur një “gabim nga pakujdesia”.

Nuk është e rëndësishme nëse z. Ercoli përfaqëson forcën politike të PD apo të Lega Nord. Habia dhe zhgënjimi më i madh vijnë nga fakti se të tilla nofka, thirrje fyese, denigruese, destabilizuese, që përligjin dhunën e violencën vijnë nga një funksionar, nga një përfaqësues i interesave të popullit, nga ai që duhet të përcjellë mesazhe paqeje dhe dashurie, ai që duhet të tregojë me shembullin e vet se si mund të bashkëjetohet në harmoni midis etnive të ndryshme në një vend demokratik si Italia që vazhdon të jetojë në një klimë të nxehtë temperaturash dhe debatesh për emigracionin.

Në emër të komunitetit shqiptar në Rozzano, Skënder Zeneli, duke shprehur indinjatën për këtë gjest të papërgjegjshëm, thotë: “Pak ditë më parë në një takim me kryetaren e bashkisë kërkuam dorëheqjen e këtij eksponenti, por për fat të keq veprimi i tij u minimizua dhe u justifikua. Jemi të vendosur ta vazhdojmë protestën tonë edhe në bashkëpunim me komunitetet e tjera të huaja që jetojnë në Itali”./shqiptariitalise

Etiketa: emigrantetpublikohet kalendarishqiptaretskandal ne itali

Ju sugjerojmë

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
Bota

“A u qëllova nga një AR-15?”/Postimi i frikshëm i Kirk bëhet realitet 11 vite më pas

11 Shtator, 2025 7:24 pm
Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
Bota

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

11 Shtator, 2025 6:31 pm
Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
Rajoni

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

11 Shtator, 2025 6:10 pm
Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
Kronikë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

11 Shtator, 2025 5:19 pm
Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?
Bota

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

11 Shtator, 2025 5:05 pm
SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
Bota

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori

11 Shtator, 2025 5:00 pm
Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës
Aktualitet

Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

11 Shtator, 2025 4:15 pm
Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…
Politikë

Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…

11 Shtator, 2025 4:09 pm
6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme
Aktualitet

6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme

11 Shtator, 2025 4:04 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

11 Shtator, 2025 3:41 pm
Para
Si do të jetë moti gjatë fundjavës, priten shira

Lajm i mirë: Pas shiut, temperaturat ulen 10 gradë celcius

Video/ Pamjet që tronditën botën: Makina merr përpara protestuesit

Video/ Pamjet që tronditën botën: Makina merr përpara protestuesit

Sondazhi me hotelet/ Surprizon Durrësi, plazhet e jugut ngelen pas

Sondazhi me hotelet/ Surprizon Durrësi, plazhet e jugut ngelen pas

TE FUNDIT

“A u qëllova nga një AR-15?”/Postimi i frikshëm i Kirk bëhet realitet 11 vite më pas

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
11 Shtator, 2025

Një postim i vjetër në Twitter nga aktivisti konservator Charlie Kirk po qarkullon sërish në rrjet pas vrasjes së tij...

Lexo më shumë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
11 Shtator, 2025

Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët...

Lexo më shumë

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
11 Shtator, 2025

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,...

Lexo më shumë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
11 Shtator, 2025

Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com