Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Skandal me fondet e rindërtimit”/ Tabaku: 5 nga 12 godina janë zyra luksi

2020/12/09 at 12:05 PM
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Skandal me fondet e rindërtimit”/ Tabaku: 5 nga 12 godina janë zyra luksi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se po abuzohet me fondet e rindërtimit.


Sipas saj, 5 nga 12 godina te zona “5 Maji” po kthehen në zyra luksi për “Hajdutët e Fatkeqësisë” në qeveri dhe bashki. Këtë akuzë ajo e adresoj për kreun e qeverisë, Edi Rama si edhe kryebashkiakun Veliaj.

“Më konkrektisht në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti.
Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj.”– është shprehur Tabaku.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut:

Të dashur qytetarë,
5 nga 12 godina te zona “5 maji” po kthehen në zyra luksi për “Hajdutët e Fatkeqësisë” në qeveri dhe bashki.
Tërmeti i 26 nëntorit na tregoi të gjithëve se kjo qeveri kishte vjedhur aq shumë, sa as ushqimet bazë nuk gjendeshin në depot e emergjencave civile.
Vesi i përvetësimit të të mirave publike për interesa personale është frymëzimi dhe moto e kësaj qeverie dhe ky ves vjen e përforcohet edhe në kohë fatkeqësie.
Fatkeqësisht edhe sot thuajse një vit pas tërmetit fatkeq që goditi vendin, të dhëna tronditëse dalin në pah.

Pangopësia e hajnave nuk kursen më askënd.

Fatkeqësia që goditi këtë zonë të Tiranës po përdoret nga qeveria qendrore dhe natyrisht ajo lokale për të gllabëruar pronën e qytetarëve në interesa personale dhe të jashtëligjshme të qeverisë. Më konkrektisht në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti.
Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj.
Ne kemi faktuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit.

Tatimet nuk janë institucioni i vetëm që do të uzurpojë hapësirën e re publike.
Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luskin personal.
Siç shihet në dokumentin me firmë të kryebetonierit të Tiranës, Erion Veliajt, nga 12 godina që ndërtohen me fondet e rindërtimit (pra nga taksat tona të rritura) 5 prej tyre do të rrëmbehen nga qeveria.

Gjatë periudhës së tërmetit mijëra shqiptarë kanë kontribuar me ndihma në forma të ndryshme edhe monetare. Qeveria e drejtuar nga Rama dhe njëkohësisht qeveria lokale e drejtuar nga fotokopja pa ngjyra e Ramës po tentojnë të tjetërsojnë qëllimin e këtyre fondeve.
Ato duan që paratë që duhet të ndërtonin shtëpitë e shqiptarëve aty ku u shembën, të ndërtohen zyrat e luksit.
Ky është një akt i paligjshëm, në kurriz të interesit publik. Pse duhet që qeveria dhe bashkia të uzurpojnë hapësirat që u takojnë qytetarëve, kur zyrat i kanë që tani shumë të rehatshme? A duan të lirojnë godinat në qendër të Tiranës për ta dhënë truallin për ndërtim kullash të tjera dhe pastrim parash?
Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ndryshojnë aspak nga personazhi famëkeq Tenardie i Viktor Hygoit. Ai plaçkiste të vdekurit, këta grabisin për luksin e tyre godinat që duhet të strehonin familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.

Por shumë shpejt, e vërteta do të dalë, për të dy këta që luajnë me fatkeqësinë e shqiptarëve për interesat e ngushta personale. Për ato që thyejnë besimin e shqiptarëve duke ua trejtësuar fondet për interesa personale. Shqiptarët do t’i ndëshkojnë me votën e tyre në 25 prill 2021.Fajtorët do të përgjigjen për këto sjellje personalisht. Askush nuk mund t’i shpëtojë barazisë përpara ligjit./ Opinion.al

Etiketa: abuzimfonde rindertimijorida tabakuskandaltermet


Ju sugjerojmë

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
Kryesore

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

15 Nëntor, 2025 1:23 pm
Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
Kryesore

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

15 Nëntor, 2025 12:40 pm
Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
Bota

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

15 Nëntor, 2025 11:57 am
Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
Kryesore

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

15 Nëntor, 2025 11:53 am
Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet
Kryesore

Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

15 Nëntor, 2025 11:51 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Para
COVID-19/ Britania: Kush ka reaksione alergjike nuk merr vaksinën

COVID-19/ Britania: Kush ka reaksione alergjike nuk merr vaksinën

Forbes/ Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Shënohet viktima e pestë me koronavirus, një 49-vjeçar nga Tirana

COVID-19/ Ja sa fëmijë janë të shtruar në spital në Shqipëri
















TE FUNDIT

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
15 Nëntor, 2025

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka nisur turin e dëgjesave me qytetarët për prezantimin e projektbuxhetit 2026, kryetari...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
15 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për atentatin e Rinasit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando...

Lexo më shumë

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
15 Nëntor, 2025

Nga rregullimi i çmimit të pulës deri te vendosja e tarifave për cigaret, Hamasi po kërkon të zgjerojë kontrollin mbi...

Lexo më shumë

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
15 Nëntor, 2025

Nga njësia nr. 3, ku po zhvillon dëgjesa publike me banorët për projektbuxhetin 2026, kryeministri Edi Rama komentoi sërish vendimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com