Kjo është një tjetër dëshmi që tregon se sa i sigurt është konsumatori në Shqipëri. Video është xhiruar në mes të Tiranës, konkretisht në zonën e quajtur “Brryli”, një i ri ka fotografuar një pamje të mjerueshme të mishit që secili nga ne mund të konsumoj çdo ditë.
“Përshëndetje, JOQ! Pak minuta më parë po ecja normal në rrugë te Brryli, ku padashje më kapin sytë një pamje të tillë, o Zot çfarë po hamë. E themi pastaj pse u sëmurëm. Ju lutem publikojeni se është përtej çdo skandali, mënyra se si e mbante në qafë pa u interesuar aspak se të tjerët shohin, o Zot”, shkruan qytetari.
Siç duket nga videoja një burrë kap mishin e prerë në krah pa pasur as më të voglin kusht higjienik dhe e bën gati për ta shitur. Ndërkohë urojmë që kërkesën e të riut ta marrë parasysh veç qytetarëve edhe AKU-ja dhe të jetë më e vëmendshme në këto biznese, shkruan jetaoshqef.al