Një rast skandaloz ka ndodhur në Verona, Itali ku një infermiere 43 – vjeçare është arrestuar pasi i ka dhënë morfinë një foshnjë të porsalindur për ta qetësuar nga të qarat. Sipas autoriteteve italiane, infermierja 43 – vjeçarja i ka dhënë morfinë vajzës natën e 19 marsit, për të pushuar së qari.
E porsalindura, një fëmijë vajzë, nuk kishte pasur deri në atë ditë asnjë problem shëndetësor për ta justifikuar dhënien e morfinës, ndërsa do të dilte nga spitali ditën e nesërme.
Pas marrjes së morfinës foshnja ka treguar probleme në frymëmarrje dhe për rrjedhojë foshnja u dërgua urgjent në kujdesin intensiv të fëmijëve, ku atje iu dha një ilaç i veçantë që shfuqizon efektet e barnave opioid.
Analizat mjekësore përcaktuan se çfarë i ishte shkaktuar fëmijës nga prania e morfinës në gjak.
43 – vjeçarja e arrestuar nuk ka treguar aspak shenja të pendimit. Ajo ishte shumë e ftohtë, ka thënë policia italiane.